GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Escobar konfirmon largimin: Gruaja ime nuk ka marrë para nga Serbia

21:24 - 08/05/24
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Biseda e Kurtit me Escobar, temë zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është rrëfimi i fundit i Gabriel Escobar… të paktën në rolin e emisarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe si zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Europën dhe Euroazinë. Zyrtari konfirmoi se në fund të muajit do të largohet nga detyra që mban, jo si i shkarkuar, por sepse i ka përfunduar mandati, duke u përgjigjur kështu raportimeve të fundit.

“Gjithçka që thuhet në atë shkrim është gënjeshtër. Unë nuk jam shkarkuar nga detyra dhe gruaja ime nuk merr para nga asnjë shtet i huaj, kudo që kam shërbyer, ajo ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, pa asnjë gjë në këmbim dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Unë gjithashtu nuk kam ndonjë lidhje me një firmë ligjore në Teksas. Është gjithashtu e pasaktë që një informacion i tillë mund të ketë ardhur nga Kongresi, sepse ai nuk merret me atë çështje”, u shpreh Gabriel Escobar, emisar i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Escobar shprehu keqardhje që gjatë mandatit të tij nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për formimin e asociacionit. Emisari amerikan foli dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke këshilluar udhëheqësit në Prishtinë që t’i dëgjojnë më shumë partnerët europianë, veçanërisht për asociacionin dhe disa çështje të tjera që lidhen me minoritetet, që sipas tij nuk janë adresuar.

“Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës. Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë aleatët e saj evropianë dhe të punojë me aleatët evropianë, teksa ne forcojmë kandidaturën e Kosovën në të gjitha strukturat euroatlantike”, tha ai.

Escobar përsëriti se Amerika nuk ka votë në këtë organizatë, por qëndrimi mbetet i njëjtë, që Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Etiketa: EscobarGabriek Escobar

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell

Bushati: Në qeverinë e tij ka plasur peshku, Rama thotë s’kam lidhje me vjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com