GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Escobar: Kosova mund të mos i ketë votat për në KiE

18:59 - 08/05/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gabriel Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën në një komunikim virtual me gazetarët nga Uashingtoni se Kosova dhe Serbia dështuan të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e vitit të kaluar.

Ai paralajmëroi se kjo mund t’i kushtojë Kosovës me dështim në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“E di që ka shqetësime mes vendeve anëtare se Asociacioni dhe disa çështje që kanë të bëjnë me pakicën serbe, nuk janë përmbushur. Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos i ketë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha Escobar, duke theksuar se qëndrimi i Uashingtonit është se Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për këtë.

“Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë partnerët e saj evropianë dhe të punojë me partnerët evropianë, teksa ne forcojmë kandidaturën e Kosovës për të gjitha strukturat euroatlantike”, theksoi Escobar gjatë këtij komunikimi me gazetarët, shkruan RTK.

Escobar tha se i vjen keq që gjatë mandatit të tij nuk është zbatuar marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po të mërkurën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do të pranojë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndodhë në Bruksel dhe jo në Strasbourg.

Por i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor ka një qasje tjetër lidhur me këtë çështje.

“Mendoj që janë shumë të lidhura. E para është se Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshinë edhe Asociacionin”, tha Escobar, duke nënvizuar se ky përkushtim është pjesë e planit të Martti Ahtisaarit dhe marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

“E kemi të vështirë të kuptojmë përse Kosova nuk përmbushë detyrimet e saj ligjore dhe nuk ka dhënë shenja që është e gatshme ta bëjë këtë”, tha ai.

Në përfundim të mandatit të tij, ai fajësoi Kosovën dhe Serbinë për mos përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit e vitit të kaluar me të cilën palët u pajtuan për zbatimin e të gjitha elementeve të zbatueshme.

Etiketa: EscobarGrabirel EscobarKIEKosova

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK, është shitur si sapun për djathë…

"Olsi trafikant i Xibrakës", Rama sulmon Gazment Bardhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com