GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Escobar në Tiranë, Bylykbashi tregon detaje nga Kuvendi i 11 dhjetorit

13:04 - 07/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar në Tiranë, Bylykbashi tregon detaje nga Kuvendi i 11 dhjetorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e shtunë pritet të mbahet Kuvendi i PD, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa dy ditë me herët pritet të mbërrijë në Tiranë zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar.

Deputeti demokrat Oerd Bykykbashi i ftuar në studion e “ABC LIVE” u shpreh se ai për çështjen e Sali Berishës di aq sa Lulzim Basha dhe sipas tij, SHBA nuk ka kërkuar përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi i PD-së.

“Kjo narrativë që i kanë kërkuar heqjen nga grupi parlamentar nuk është e vërtetë. Nuk e kanë kërkuar. Mbi këtë çështje unë di po aq sa zoti Basha. Është më komplekse se kaq, por nuk mund ta detajojmë këtu. Le të themi diçka, korrupsioni nuk mund të përdoret si armë, ka prova për këtë, dhe ato dërgohen në gjykata. Asnjë shtet nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme të një partie“, tha Bylykbashi.

Por përpos Sali Berishës a rrezikojnë edhe njerëzit që janë në mbështetje të tij? Bylykbashi nuk mendon kështu.

“Ja ku jam unë që kam mbajtur qëndrime shumë të forta në këtë çështje, i jam bashkuar lëvizjes jo për shkak të PD-së, por asaj që besoj se është kriza e rëndë dhe kjo që po ndodh tregon që sistemi imunitar i partisë reagoi, nuk është shembulli i vetëm i autokratizimit të Bashës për atë që bëri në 9 Shtator, që ishte përpjekja e fundit. Ata me të cilët dialogoj, përfshirë në ambasadën e SHBA, nuk i kam dëgjuar këto. Mund t’ju them që përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar inkurajojnë këtë përpjekje për demokratizim të PD-së. Përfaqësues të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar” tha ai.

Deputeti i PD-së premton surpriza pas ditës së shtunë. “Në 11 Dhjetor do të merren vendime të rëndësishme dhe në 12, Basha nuk do të ketë mundësi të marrë vendime. Në datë 11 miratohet statuti tjetër, të gjitha kompetencat centralizuese që ka marrë Basha ikin. Prisni se mund të ketë gjëra interesante” shtoi ai.

Gabriel Escobar në Tiranë vjen edhe në një moment kur SHBA ka njoftuar masat e reja që do të ndërmarrë kundër korrupsionit dhe personave që i cilëson si të padëshiruar.

Etiketa: KuvendiKuvendi Kombetar i PD

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Gara e fundit, fansat e Hamilton tremben nga Verstappen

Gara e fundit, fansat e Hamilton tremben nga Verstappen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com