GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Escobar: Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi do të nxis tensione

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar: Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi do të nxis tensione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, shprehu te enjten shqetësimin për procesin e regjistrimit te ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi, sepse, siç tha, mund të nxisë tensione nacionaliste, në vendin e vogël me rreth 620 mijë banorë.

Escobar, që është njëherësh i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bëri këto komente, gjatë takimeve me zyrtarë të lartë në Podgoricë.

Ambasada amerikane shkroi në rrjetin Tëitter pas takimit të Escobar me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, se zyrtari i lartë amerikan inkurajoi reformat në sistemin prokuroria dhe të ligjeve zgjedhore.

“Deputetët e parlamentit të Malit të Zi duhet të punojnë së bashku kundër korrupsionit dhe të promovojnë interesin publik”, citon ambasada Escobar.

Më herët gjatë ditës ai u takua me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç, me ç’rast vuri në dukje se Mali i Zi duhet të jetë i përqendruar në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa inkurajoi një integrim më të fortë ekonomik të rajonit.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe qytetar”, tha Escobar, sipas llogarisë në Tëitter të ambasadës amerikane në Podgoricë.

Kryeministri Krivokapiç, u tha më pas gazetarëve se janë pajtuar që lufta kundër korrupsionit, bashkëpunimi i ngjeshur rajonal dhe angazhimi i fuqishëm i vendit për integrimin në BE janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Malin e Zi.

“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara mbeten aleatë të përhershëm të NATO-s, në luftën për vlerat dhe idealet më të mëdha demokratike”, theksoi kryeministri malazez.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Por, fitorja e forcave proserbe dhe proruse në zgjedhjet e vitit 2020, ka shtuar shqetësimet për orientimin e vendit të vogël buzë Adriatikut që është pavarësuar nga Serbia në vitin 2006.

Escobar, e ka shpallur përparësi të punës së tij çuarjen përpara të procesit të integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si rrugë për të penguar destabilizimin e rajonit nga ndërhyrjet e vendeve të treta si Kina dhe Rusia./VOA

Etiketa: Ballkani PerendimorEscobarMal i ziregjistrim i popullsise

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Kompani fiktive dhe tender pa garë, Veliaj nuk ndalet

Kompani fiktive dhe tender pa garë, Veliaj nuk ndalet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com