GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Escobar u dha një mesazh partive”, Bejko: Demokratët e bazës nuk duan që PD-ja të ndahet

21:43 - 28/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione në PD, përkrahësit e Berishës sulmojnë Roland Bejkon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi se rezultatet e sondazhit të fundit të publikuar në “Euronews”, tregojnë rënie me 23 për qind të Sali Berishës sa i takon mbështetjes te demokratët.

“Rënia e Berisha është 23.4 për qind, ndërsa Basha është 10 për qind. Jam dakord me arsyetimin e rënies. Demokratët nuk duan që PD-ja të ndahet, edhe sa më në bazë dhe në periferi të shkosh aq më e fortë është kjo dashuria për partinë. Ajo që më bën të jem opozitar me Eno Bozdon është që po diskutojmë sikur jemi në kushte normale, sikur kemi dy pretendentë për kryetarin në parti. Jemi në kushte flagrance kur Berisha është shpallur non grata nga SHBA” – tha Bejko.

Bejko solli në vëmendje mesazhin e Gabriel Escobar-it se partitë me politikanë non grata nuk do të njihen nga Uashingtoni, që sipas tij ishte një mesazh edhe për partitë aleate dhe Ilir Metën.

“Escobar e tha mbrëmë që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së do ndërpriten marrëdhëniet. Edhe partitë e tjera me persona ‘non grata’ nuk do të njihen. Ky është një mesazh edhe për partitë e tjera, për aleatët dhe Meta që është te LSI-ja. Berishën e shoh në ditë të vështirë, mendoj që më e mira do ishte të gjendej një zgjidhje tjetër edhe PD-në të mos e kishte përçarë.

Kam frikë se kriza që ka përcjellë Berisha do t’i kushtojë shumë opozitarizmit, nuk është puna për PD-në. Nuk mund të flasim për mbështetje të njërit apo tjetrit në këto kushte. Berisha e ka filluar aksionin e vet në shtator, Basha e filloi vonë. Basha ka Kryesinë, Këshillin Kombëtar, grupin parlamentar, pjesa tjetër në kohën e duhur. Në kushtet që jemi sot do mbështes fort Basha, tani ka rastin të tregojë veten” – tha Bejko.

Etiketa: DemokratetEscobarMesazhPDRoland Bejko

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Presidenti Biden: Pushtimi rus në shkurt, mundësi e dukshme

Presidenti Biden: Pushtimi rus në shkurt, mundësi e dukshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com