GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri, legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri, legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisari amerikan Gabriel Escobar ka insistuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të punojnë nëpër objekte alternative, për të shmangur protestat e tensionet.

Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e SHBA-së, duke theksuar se legjitimiteti i vendimeve të kryetarëve do të njihej, edhe nëse ata do të punonin nga Hëna.

“Legjitimiteti i kryetarëve të komunave nuk do të vihej në dyshim nëse ata do të kishin punuar nga një vend alternativ. Ata mund të kishin punuar nga Hëna dhe ne do t’i konsideronim veprimet e tyre të ligjshme. Në vend të kësaj, ata insistuan të futeshin në zyra me forcë dhe ajo që ndodhi ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme”.

Emisari amerikan përsëriti se do të ketë pasoja në marrëdhënie nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në këtë.

“Pra, sa herë që ata mendojnë t’i përdorin ato ndërtesa si simbol të kundërshtimit të tyre ndaj planit europian dhe amerikan, kjo dëmton marrëdhëniet midis grupeve etnike dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe komunitetit euroatlantik. Pra, kjo ishte kërkesa jonë e vetme nga Kosova dhe për cilëndo arsye ata vazhdojnë ta refuzojnë. Por, ne do të vazhdojmë të insistojmë në të. Dhe nëse doni të flisni për pasojat, do të thosha se do të ketë pasoja nëse vazhdojnë të shpërfillin këshillat tona për këtë çështje”.

Escobar mori disa shembuj nga vendi i tij kur në SHBA zyrtarët janë detyruar t’i lëshojnë ndërtesat zyrtare për të punuar nga objekte alternative për arsye të ndryshme.

“Unë kam qenë me qeverinë federale që kur isha 19 vjeç dhe kam parë qeverinë e SHBA-së të braktisë ndërtesat për zjarre, përmbytje, uragane, COVID dhe madje edhe protesta. Sepse ne ndjemë se nuk ka nevojë të përshkallëzojmë dhe të krijojmë tensione më të larta”, tha ai.

Etiketa: Gabriel EscobarKosovaKryetaret e komunave ne veri

Lajme të lidhura

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Aktualitet

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Para
Studimi: Skolioza tek fëmijët 55% të prekur deri 12 vjeç,

Studimi: Skolioza tek fëmijët 55% të prekur deri 12 vjeç,

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, iu drejtua sot Parlamentit Evropian me një fjalim ku bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit...

Lexo më shumë
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com