GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Escobar vlerëson Osmanin: Jeni trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë

12:59 - 13/03/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar vlerëson Osmanin: Jeni trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit që zhvilloj me presidenten Osmani.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Escobar.

Osmani pas takimit deklaroi se bashkëpunimi me aleatët, konkretisht me SHBA-të, duhet të jetë bosht i veprime që merr Kosova.

“Sapo përfunduam një takim përmbajtjesor me emisarin e SHBA-së, diskutuam për zhvillimet e fundit si dhe për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova. SHBA-ja përgjatë çdo sfide kanë qëndruar përkrah Kosovës. Bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duhet të jetë bosht i veprimeve tona”, tha ajo.

Presidentja ka theksuar se grupi paramilitar serb që mori pjesë në sulmin në Banjskë më 24 shtator duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

“Duhet të ketë përgjegjësi për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist. Serbia duhet ti ekstradojë të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm. Ne do të vazhdojmë ti zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah përkrah me aleatët e në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen”, u shpreh Osmani.

Sa i përket dialogut, Osmani shtoi se suksesi i këtij procesi varet nga qasja parimore dhe e barabartë e BE –së ndaj palëve.

“Është thelbësore të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara vitin e kaluar veçanërisht ajo e Ohrit. Angazhimi i SHBA-së në këtë drejtim mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të dialogut që do të çojë në njohje të ndërsjellë, siç edhe është thënë në letrën e presidentit Biden.”

Osmani shtoi se në bashkëpunim me aleatët edhe çështja e dinarit do të rregullohet.

 

 

Etiketa: Escobarosmani

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Kampionati i Futsallës , Tirana shpallet matematikisht kampione

Kampionati i Futsallës , Tirana shpallet matematikisht kampione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com