GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Është e mirë? E ke provu ti?” Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

17:40 - 28/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
“Është e mirë? E ke provu ti?” Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, një sasi prej 1.3 ton kokainë.

Mes të arrestuarve ishte edhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili sot u la në burg nga GJKKO, pasi dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’.

Në dosje zbardhen edhe mesazhet mes Haxhiajt me persona të tjerë, në SkyECC, ku përveç një episodi ku kërkon që të japë informacione në këmbim të pagesës për një prej të hetuarve të këtij operacioni, ai komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Gjatë hetimeve të SPAK janë analizuar komunikimet e tjera të kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj me persona të tjerë. Nga analizimi i përmbajtjes së komunikimeve të tjera të kryera nga Haxhiaj konstatohet se ai mban komunikime me persona të ndryshëm dhe komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Midis të tjerave, disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:

Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?

I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

…: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Bisedë e datës 08.03.2021.

I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim

…: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?

…: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.

Bisedë e datës 01.03.2021.

….: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?

I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?

…..: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.

…: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

Përdoruesi i kodit pin … dërgon fotot:

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

…: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

…: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

…: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

…: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….

….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…

I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

…..: ja tja tregoj cunave.

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj:  Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

I.Haxhiaj:

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.

….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

…: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .

….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

….: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

….:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

….:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

….:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

…: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…

… dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…

Në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC me kodin pin …  ekzistojnë edhe biseda të tjera me përdorues të tjerë të aplikacionit SkyECC në të cilat komunikojnë për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore të deritanishme nuk janë gjetur prova se është sekuestruar në ndonjë rast ndonjë sasi lënde narkotike dhe si rezultat nuk është kryer ndonjë ekspertimin nëse lënda është ose jo lëndë narkotike apo cila është cilësia e saj. Por, bisedat dhe komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi se shtetasi Igli Haxhiaj dhe personat e tjerë komunikojnë pikërisht për shitjen, blerjen apo transportimin e lëndëve narkotike, pavarësisht faktit nëse këto episode janë realizuar apo nuk janë realizuar.

Komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi thotë SPAK se shtetasi Igli Haxhiaj ka patur “njoftime” për kryerjen e veprimtarisë së mbajtjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike, në kuptim të nenit 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore ka patur detyrimin ligjor për të kryer referimin penal dhe për të kryer detyrat dhe funksionet e policisë gjyqësore që parashikohen në ligjin procedural penal.

Në SkyECC, ku përveç një episodi ku kërkon që të japë informacione në këmbim të pagesës për një prej të hetuarve të këtij operacioni, ai komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Pjesë nga përgjimet në momentin kur shkëmbejnë fotot:

Foto e parë– I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

….: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Foto e dytë-….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?

…: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.

Foto e tretë I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

…: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

….: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Fotot e katër: Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

…. : Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

…: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Foto e pestë: Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

…: ja tja tregoj cunave.

Foto e gjashtë: …: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

Fotot e shtatë: I.Haxhiaj:   (foto)

…: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

…: ca vendi jane

Foto tetë: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

..: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

….:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Foto nëntë: ….:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

….:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

….: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Etiketa: Igli HaxhiajKryesore1trafik droge

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Para
“Helmimi i prindërve për pensionin‘/ Ai e dinte ku i fshihnin paratë” — Flet bashkëshortja e 36-vjeçarit nga Librazhdi

“Helmimi i prindërve për pensionin‘/ Ai e dinte ku i fshihnin paratë" — Flet bashkëshortja e 36-vjeçarit nga Librazhdi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com