GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Është e nevojshme një bankë e mirë zhvillimi, por vështirë se një të tillë e formon Edi Rama!

15:59 - 29/01/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasi Balluku e dëboi nga Divjaka, Rama e prezanton Braçen tek “Stalingradi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Historia e 56 vendeve më të suksesshme pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat përjetuan rritje ekonomike mbi 5.5 % (rritje e cila i duhet Shqipërisë për të siguruar zhvillim të.qëndrueshëm) ka përcaktuar “një rregull të artë”. Ky rregull kërkon që niveli i investimeve (publike dhe private) për vendet në zhvillim duhet të jetë më i lartë se 30% të PBB-së në mënyrë konsekutive per të paktën një dekadë.

Nga ky rregull nuk ka bërë përjashtim as Shqipëria. Nga viti 2001 deri ne vitin 2009 niveli i investimeve në mënyrë konsekutive ka qenë mbi 30% te PBB-se duke siguruar edhe rritje ekonomike te kënaqshme. Ndërkohë pas 2009 nuk e arritëm kurrë ketë nivel megjithëse qëveritë dhe Banka Qëndrore nuk janë kursyer të përdorin gjithë mjetet e tregut.

Ato kanë ulur normat e interesit, kanë ulur taksat, kanë lehtësuar hyrjen e kapitalin e huaj, kanë marre reforma deregullimi, kanë bërë ligje për investime strategjike, por të gjitha pa dobi. Deri tani ja kanë dalë të nxisin vetëm sektorë jo produktivë dhe vende pune me paga të ulta.

Ndërkohë që rritja e investimeve private edhe diversifikimi i tyre është i vështirë të mbështetet vetëm tek sistemi privat financiar. Së pari sepse investitorët privatë ndjekin trendin, duke krijuar valë të mbiinvestimeve në sektorë të cilët duken fitimprurës në afat të shkurtër. Së dyti siç është e natyrshme tregjet financiare kujdesen vetëm për fitimet.

Sot pranohet gjerësisht se ka investime që mund të rrisin produktivitetin e përgjithshëm të një vendi, por që nuk janë interesante për investitorët privatë (bankat, menaxherët e aseteve, edhe sipërmarrësit) të cilët janë të gatshëm ta pranojnë rrezikun vetëm kur ai është afatshkurtër. Thënë ndryshe jo vetëm që ka një boshllëk financimi por nga ana tjetër financimi që mund të sigurohet sot është vetëm prociklik (pra ecën në të njëjtin drejtim me ciklin ekonomik).

Ndërkohë që COVID-19, kriza e shfaqur në zinxhirët e furnizimit global dhe tensionet gjeo-politike në rritje, kanë formëzuar tre prirje të dukshme globale i) ribalancimin e marrëdhënieve treg – shtet, në favor të këtij të fundit; ii) ribalancimin midis hiper-globalizimit dhe autonomisë kombëtare, gjithashtu në favor të kësaj të fundit, iii) edhe nevojën për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në vend të rritjes ekonomike në vetvete.

Këto tendenca i kanë bërë mjetet klasike të tregut të përdorura deri tani të pamjaftueshme për të siguruar zhvillimin. Transfomimi sturkturor sot kërkon investime shumë afatgjata, krijimin e sektorëve të rinj shpesh me risk të lartë. Ndaj krijimi i bankave kombëtare të zhvillimit të cilat: plotësojnë boshllëqet e strukturës private të tregjeve finananciare; ofrojnë financim kundër ciklik (pra kur sektorët janë në vështirësi); mund të mbulojnë rrisqet e invesitmeve afatgjata si dhe nxisin inovoacionin, është parë si nevojshëm nga shumë vende (550 banka zhvillimi operojnë sot në mbarë botën)

Por nevoja nuk parashkruan suksesin, edhe suksesi i bankave të zhvillimit ka qënë gjithmonë i diskutueshëm. Në shumë raste eksperinca ka treguar se bankat kombëtare të zhvillimit në vend që të bëhen promotorë të investimeve private ato kanë mbështetur objektiva të caktuara të elitave politike që nuk kanë qënë në interesin më të mirë të vendit. Ato shpesh kanë përfunduar në institucione joefikase të keqmenaxhuara të cilat vecse kanë shpërdoruar fondet publike.

Megjithese të ngritura për të adresuar boshllëqet e tregut ato kanë përfunduar duke dhënë financime me norma të subvencionuara të cilat kanë shtrembëruar stimujt dhe kanë mundësuar më shumë korrupsionin.

Historia gati 100 vjecare e bankave të zhvillimit tregon se çelësi i suksesit të tyre varet nga konteksti në të cilin ata veprojnë. Inflacioni i ulët, normat reale të ulta të interesit, një sektor financiar që funksionon mirë dhe kurset konkurruese të këmbimit janë vendimtare për funksionimin efikas të tyre. Por mbi të gjitha ato janë efektive nëse politikë bërja ka një vision të qartë zhvillimi, sidomos për sektorin e prodhimit edhe nxitjen e inovacionit.

Suksesi i një banke zhvillimi ecën dorë më dorë me hartimin e politikave funksionale që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi . Një politikë funksionale duhet të adresojë; 1) fuqizimin e sektorit ekzistues të prodhimit; 2) nxitjen e eksporteve, 3) rritjen produkivitetit, e trasferimin të tekonologjive dhe inovacionit 4) si dhe krijimin e sektorëve prodhues që krijojnë dhe shpërndajnë njohuri. Një poltikë funksionale ka një qasje gjithëpërfshirëse ku adresohen sfidat e ndërmarrjeve vendase pavarësisht madhësisë së tyre; ajo mundëson ngritjen e sistemit kombëtar të inovacionin në sektor të caktuar apo nënsektor në të cilat banka është vetëm njëri element i tij. Sistemet përbëhet nga firma, universitete, laboratorë kërkimi publikë, agjenci qeveritare dhe institucione financiare.

Deri më sot të gjitha qeveritë “Rama” kanë qënë kampione në hartimit të politikave selektive zhvillimore ku Kryeministri në vet të parë “zgjedh fituesit”, duke mbështetur firma konkrete, konglomeratë ose projekte investuese të caktuara.

E pra, ne këto kushte banka ka shumë gjasa të jetë një mjet tjetër në dorë të Ramës për të ushqyer qasjen “socializëm për një grusht të pasurish dhe individualizëm te ashpër për të varfërit”, pa ofruar një zgjidhje për zhvillimin edhe trasformin ekonomik që proklamon.

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: Edi RamaIrena Beqiraj

Lajme të lidhura

Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Para
Dëshmia e Ahmetajt përballë Altinit dhe Nuredinit

Dëshmia e Ahmetajt përballë Altinit dhe Nuredinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com