GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Është i krijuar nga Basha, klientelist”, statuti i PD përplas ashpër Harxhin dhe Kadillin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Është i krijuar nga Basha, klientelist”, statuti i PD përplas ashpër Harxhin dhe Kadillin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi janë përplasur ashpër sot me njëri-tjetrin në një emision televiziv në lidhje me statutin e PD-së. Gjatë fjalës së saj Harxhi tha se statuti i PD nuk është aspak në formën e duhur, pasi është krijuar nga Basha për interesat e tij, duke e kthyer në një statut klientelist. Madje iu drejtua Kadillit me tone kritikuese, duke i thënë se duhej të kishte reaguar kur u diskutua statuti i ri dhe jo të flas tani që nuk ka më asnjë efekt.

“E para nuk mendoj që statuti i PD është i mirë, por klientelist. Është bërë nga Lulzim Basha duke hequr edhe shumë element të statutit. Mendoj që zoti Kadilli e di mirë sepse ka qenë në Kryesi kur janë diskutuar ndryshimet statutore. Do duhej të kishte folur më parë në kryesi kur u diskutua statuti i ri. Unë nuk kam hatërmbetje ndaj askujt që e kanë hartuar këtë statut”, tha ajo.

Mes irone, Kadilli i tha Harxhit se ajo paska harruar reagimet e tij për statutin dhe mëmyrën se si u diskutua ai. Në këtë pikë ka nisur dhe përplasja mes tyre, saqë Harxhi ka akuzuar Kadillin se nuk po tregohet i sinqertë për të fshehur gabimet që ka bërë në rishikimin e statutit.

Pjesë nga debati:

Harxhi– Ju nuk mund të sqaroni pozicionin tim, se unë nuk kam marrë asnjë gjë përpara

Kadilli– Ka patur një propozim të sjellë nga zonja Harxhi, zoti Kulluri ka qenë bashkëpunëtor dhe zoti Imami. Ka pasur edhe propozime që erdhën edhe nga Astrit Patozi por që kanë qenë të natyrës politike.

Harxhi– Zoti Patozi ishte larguar në atë kohë zoti Kadilli

Kadilli– Të lutem Edith, se nuk kishte bërë parti në atë kohë

Harxhi– Jo ju lutem duhet të jemi të sinqertë në këtë. Zoti Patozi ishte larguar në atë kohë

Kadilli– Unë kam pasur materialin, ti thua ishte larguar, të lutem më lër të mbaroj. Po më hani sekondat dhe e bëni qëllimisht. Ka pasur një material të sjellë nga Astrit Patozi dhe një grup që e mbështeste atë dhe është krijuar një komision që drejtohej nga Ristani. Kemi negociuar edhe me grupin tuaj.

Harxhi-Ju nuk keni diskutuar asnjë herë me mua. Keni dalë vetëm në datën 26 prill për të kundërshtuar Lulzim Bashën dhe gjithçka ka bërë ai.

Kadilli-Ka një historik të njohur dhe kthejuni kronikave tuaja.

Harxhi-A kishim ne ndonjë përfaqësues në komision?

Kadilli-Po, kishit Gerti Malko

Harxhi-Jo unë nuk jam përfaqësuar nga asnjë. Gerti Malko nuk ka qenë përfaqësuesi im.

Kadilli– Hiqja mikrofonin se nuk mund të pranoj gënjeshtrën unë këtu. Është bërë debat se kam e foto që është diskutuar me orë të tëra. Edhe në Kuvend është diskutuar. Ka pasur një komision që ka punuar tre muaj. Moj zonjë për respekt duhet të më dëgjoni.

Etiketa: Edith HarxhiFatbardh KadilliPDperplasje

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Champions League, mbyllen pjesët e para, Barcelona me një këmbë në Europa League, ja rezultatet

Champions League, mbyllen pjesët e para, Barcelona me një këmbë në Europa League, ja rezultatet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com