GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti çek, Petr Pavel, i bëri thirrje NATO-s që “të tregojë dhëmbët” në përgjigje të testimit të përsëritur që Rusia po i bën vendosmërisë së aleancës në krahun e saj lindor.

Ai sugjeroi një sërë mundësish përfshirë ndërprerjen e internetit të saj, shkëputjen e bankave ruse nga sistemet financiare globale dhe rrëzimin e avionëve që shkelin hapësirën ajrore të aleatëve. Duke folur për The Guardian në Pragë, Pavel apeloi për një përgjigje “të vendosur e ndoshta edhe asimetrike” për të kundërshtuar sjelljen provokuese të Moskës ndaj aleancës. Në të kundërt, insistoi Pavel, Kremlini rrezikon që t’i përshkallëzojë  veprimet e tij.

Gjenerali në pension, njëherazi ish-kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, ka një profil të rrallë mbrojtjeje mes liderëve evropianë. Përvoja e tij shumëvjecare në komunikimet me Moskën në kuadër të këshillit tashmë të pezulluar NATO-Rusi e kanë kthyer në një zë me shumë ndikim lidhur me të ardhmen e aleancës dhe kërcënimet me të cilat ajo përballet.

64 vjeçari zhgënjim lidhur me “mungesën e vendosmërisë për të vazhduar presionin nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë”, megjithëse i shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Donald Trump, pavarësisht se presidenti amerikan vazhdon të hedhë dyshime mbi të ardhmen e angazhimeve të Uashingtonit ndaj aleancës. Pavel tha se liderët ushtarakë rusë qeshnin ndonjëherë me paralizën e vendimmarrjes së NATO-s.

“Kur i pyeta pse i bëjnë këto veprime provokuese në ajër, afrime të rrezikshme ose fluturime mbi anije luftarake në Detin e Zi apo Detin Baltik, përgjigjja e tyre ishte: ‘sepse ne mundemi’. Sepse pikërisht ju e keni lejuar këtë sjellje”, u shpreh ai.

Etiketa: NATORusi

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Sa kanë votuar në 6 orët e para të Referendumit për Berishën? Vokshi urdhëron: Të mos lejohet kush nuk ka emrin

Sa kanë votuar në 6 orët e para të Referendumit për Berishën? Vokshi urdhëron: Të mos lejohet kush nuk ka emrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë
Aktualitet

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

12:08 - 04/10/26
Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

11:53 - 04/10/26
Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:35 - 04/10/26
Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK/ Hetimet shtyhen edhe 3 muaj

Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK/ Hetimet shtyhen edhe 3 muaj

11:13 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com