GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Është luftë e vërtetë, rusët të vrasin”/ Ushtari në Ukrainë ka një paralajmërim për…

15:18 - 07/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është luftë e vërtetë, rusët të vrasin”/ Ushtari në Ukrainë ka një paralajmërim për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ushtarë dhe vullnetarë të guximshëm britanikë kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse. Sipas “Daily Mail”, janë me dhjetëra ush-ushtarakë britanikë dhe luftëtarë, që i janë drejtuar Ukrainës pas apelit të Presidentit Volodymyr Zelensky për t’i ndihmuar.  Mes atyre që i janë bashkuar luftës, është edhe 25-vjeçari Tomas, nga Londra, i cili pas disa negociatash ka pranuar të flasë në telefon me gazetarët e “Daily Mail”, duke thënë se “Kam bërë katër vjet në Ushtrinë Britanike dhe tani jam larguar për t’u bashkuar me ukrainasit, pasi ata po kërkonin burra. Nuk hezitova. Unë kam përvojë të mirë, kryesisht në ruajtjen e paqes, por gjëja kryesore është që kam trajnime dhe njohuri mjekësore, gjë që nevojitet në këtë situatë.

Djemtë këtu janë shumë të mirë dhe po marrin trajnim të pakonkurrueshëm nga njerëz të përgatitur, britanikë e amerikanë të ish-Forcave Speciale. Ata kanë aftësi të ndryshme dhe po ndajnë njohuritë e tyre, gjë që është e mrekullueshme për ata djem që po i bashkohen luftës, por nuk kanë përvojë ushtarake. Unë thjesht dua të ndihmoj popullin ukrainas në luftë kundër Rusisë. Nuk mund të rrish dhe të shikosh gra e fëmijë të bombardohen pa mëshirë”, ka thënë ushtari britanik.

Më tej, ai iu drejtua me një këshillë atyre që tundoheshin dhe udhëtonin drejt Ukrainës për të luftuar “vetëm për emocionet e tij”, duke ju thënë se “Këshilla ime për ta është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë punë humanitare në Britani. Ju mund të ndihmoni në mënyra të tjera, nuk ka kuptim të vini këtu dhe ndoshta të vriteni. Lufta këtu është e vërtetë, rusët kanë armë dhe janë mjaft të përgatitur për të qëlluar e vrarë”.

Luftës i është bashkuar dhe 22-vjeçari James, nga Mancesteri, i cili ishte një magazinier, që kishte humbur punën muajin e kaluar. Ai ka pranuar se nuk ka përvojë ushtarake, por që ka ndjerë një “detyrim për të ndihmuar ukrainasit”.

 

 

Etiketa: Lufterrezikukrianeushtar

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Strakosha i gatshëm për të rinovuar kontratën me Lazion

Strakosha i gatshëm për të rinovuar kontratën me Lazion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com