GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Është momenti të mos i besosh më këto 8 mite mbi diabetin e tipit 2

18:45 - 19/06/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Është momenti të mos i besosh më këto 8 mite mbi diabetin e tipit 2
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diabeti mund të jetë një sëmundje shumë e hasur, por nga ana tjetër, është edhe e keqkuptuar, pasi rreth kësaj sëmundjeje qarkullojnë mite të shumta. Sot po ‘thyejmë’ 8 prej tyre.

 

Diabeti shkaktohet nga konsumimi i sheqerit

Sheqeri vetë nuk shkakton diabet në mënyrë direkte. Sigurisht që nëse e kalon masën do të kesh probleme me mbipeshën dhe obezitetin, që janë dy faktorë që shkaktojnë për diabetin e tipit 2. Ky është një mit shumë i përhapur dhe është e kuptueshme- sepse niveli i rritur i sheqerit në gjak luan rol thelbësor. Vetë sheqeri, nuk është shkaktar i sëmundjes.

 

Dieta e duhur e diabetikëve është shumë e limituar

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ti mund të konsumosh gjithçka, e vetmja gjë për të cilën duhet të jesh i/e vëmendshëm, është sasia që do të marrësh. Të kesh diabetin e tipit 2, nuk do të thotë të heqësh dorë nga ushqimet që do të hash. Thjesht duhet t’i marrësh ato në masën e duhur dhe t’i kombinosh në mënyrë të shëndetshme.

 

S’do të mund të ha kurrë ëmbëlsira

Sigurisht që mundesh. Në momentin që ti do të familjarizoheni me dietën që ndjek për të mbajtur nën kontroll diabetin, do ta shohësh që një ëmbëlsirë më shumë nuk do të përbëjë asnjë lloj rreziku për shëndetin. Mjekët rekomandojnë ngrënien e porcioneve të vogla ose ngrënien e ëmbëlsirave në raste speciale.

 

Mund të ha vetëm ushqime për diabetikët

Nuk ka asnjë ushqim special për diabetikët, mos ia thuaj më vetes këtë. Dieta ideale e diabetit është gjithashtu dieta më e shëndetshme për të gjithë, që përfshin proteinat, frutat dhe perimet. Ndryshimi i vetëm është masa!

 

Nëse tregohesh strikt me dietën, diabeti do të zhduket

Një dietë e shëndetshme ushqimore nuk e shëron diabetin, thjesht e mban atë nën kontroll. Nëse ti ke diabetin e tipit 2, insulina që prodhon trupi yt, nuk funksionon siç duhet për të zhvendosur glukozën që merr nga ushqimet në qelizat e tua, ku do të përdoret për energji. Kjo shkakton rritjen e sheqerit në gjak dhe një dietë e shëndetshme nuk mundet ta shërojë përfundimisht atë, pasi diabeti është sëmundje kronike, por e sigurt është që do të mund ta mbash nën kontroll dhe do të shmangësh komplikimet.

 

Frutat janë të shëndetshme, mund të konsumoj sa të dua

Frutat përmbajnë karbohidrate, kështu që ju duhet t’i llogarisësh ato me kujdes. Frutat janë burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash, element të cilët duhet patjetër të jenë në dietën tënde, por nëse do t’i konsumosh pa kriter, rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit, është më i madh.

 

Përderisa mbaj ilaçe, pse duhet të mbaj dietë?

Këtu gabojnë të gjithë. Mendimi se ilaçi është gjithçka duhet për të mbajtur diabetin nën kontroll bën që shumë njerëz të abuzojnë me dietën ushqimore dhe dihet në fund rezultati. Për të shmangur çdo lloj komplikimi duhet patjetër që në stilin e jetesës të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik i vazhdueshëm. Nëse nuk i bën këto, sheqeri në gjak do të vazhdojë të rritet, pavarësisht dozës së ilaçeve që merr zakonisht.

 

Obeziteti shkakton gjithnjë diabet

Obeziteti rrit shanset për diabet, por jo domosdoshmërisht të çon drejt kësaj sëmundjeje./SHQIP

Etiketa: diabeti i tipi 2mite

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Tornado bën kërdinë, 1 person ka humbur jetën e 20 janë plagosur

Tornado bën kërdinë, 1 person ka humbur jetën e 20 janë plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e opozitës në Tiranë: Shmangni demonstratën

09:26 - 10/02/26

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga...

Lexo më shumë
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com