GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Është ndeshje e fortë”, Martini flet pas rikthimit: Teuta ka bërë gjithmonë kthesën me Tiranën

16:02 - 18/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është ndeshje e fortë”, Martini flet pas rikthimit: Teuta ka bërë gjithmonë kthesën me Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur para sfidës së ditës së nesërme ndaj Tiranës, që do të luhet në 19:45 në “Elbasan Arena”.

Martini ka komentuar edhe rikthimin e tij, duke thënë se nuk është një kohë e gjatë nga largimi dhe nuk e shikon si një problem të madh.

Ai shtoi më tej se do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë ndaj kampionët ndaj atyre që duan të shpallen kampion. Martini vlerësoi edhe Tiranën, duke thënë se ka një ekip të mirë, por Teuta ia ka dalë edhe atëherë kur kryeqytetasit kishin 18 ndeshje pa u mposhtur.

“Nuk është kohë e gjatë nga largimi. Këto tri seanca i shikoj si vazhdim i asaj pune që kemi bërë. Nuk e shikoj si një problem të madh. Megjithatë skuadrën në përgjithësi e shoh shumë mirë.

Nuk është se do ndryshoj ndonjë gjë, thjesht do mundohem të shkojmë aty ku kemi qenë më përpara me lojë.

Është një ndeshje e fortë, po luajmë ne që jemi kampionë me ata që duan të dalin kampion. Por duam të shpallemi edhe ne kampionë. Kështu që do jetë një ndeshje e fortë, që i ka të tria rezultatet brenda.

Tirana ka një ekip të mirë, me lojtarë me eksperiencë. Luajnë mirë mbrapa, me 5 mbrojtës, kanë dy sulmues të mirë përpara. Mundohen me topa të gjatë të furnizojnë sulmuesit e tyre. Ne do mundohemi t’u bllokojmë pikat e tyre të forta.

Ne kemi bërë kthesën gjithmonë me Tiranën. Atëherë kur Tirana kishte 18 ndeshje pa u mposhtur, ne ia kemi dalë. Kur ishte shumë e fuqishme. 90 për qind e lojtarëve janë ende pjesë e ekipit. Kryesorja është shpirti dhe lufta jonë në fushën e lojës. Se çfarë bën Tirana më pas është hesap tjetër.

Them që jemi të qartë për formacionin. E thashë që është ndeshje e rëndësishme për ne, por edhe për Tiranën. Do futemi në fushë për fitore, por rezultatin ia lëmë lojës. Fusha e mirë? Shumicën e ndeshjeve i kemi luajtur në Elbasan, edhe aty është fushë e mirë, si në ‘Air Albania’. Jemi të fokusuar në maksimumin dhe në çdo lloj fushe të zhvillohej kjo ndeshje, ne do të ishim gati”

Etiketa: edi martiniSuperligaTeuta

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Antonela thashetheme me Donaldin për Arjolën

Antonela thashetheme me Donaldin për Arjolën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com