GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Është një sukses i madh”, Shqipëria anëtare e përkohshme e KS, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është një sukses i madh”, Shqipëria anëtare e përkohshme e KS, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 11 Qershor Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022. Për të festuar këtë triumf të diplomacisë shqiptare, mbrëmjen e sotme u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave. Kryeministri Edi Rama mbërriti i shoqëruar së bashku me bashkëshorten, Linda, ndërsa të pranishëm ishin ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, diplomatë dhe shumë personalitete.

Edi Rama zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit e cilësoi suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare. “Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacisë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor.

Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë, them se ulja jonë në KS, rikonfirmon një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombëtar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoja të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurt” tha ai.

Në mandatin e tretë objektivat Rama i ka të qarta. “Unë së bashku me shumicën e rizgjedhur të shumicës qeverisëse do ta shikojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u angazhuar edhe më shumë. Për të punuar me të gjitha fuqitë që kjo dekadë të bëhet dekada e ngjitjes së një majë ku dielli të shkëlqejnë për të gjithë shqiptarët”.

Për integrimin nuk e sheh kohën e përshtatshme dhe për këtë fajëson BE-në. “Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së” tha Rama.

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
Spanja dhe Italia hedhin në fushë yjet, ska surpriza

Spanja dhe Italia hedhin në fushë yjet, ska surpriza

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com