GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Është vrarë apo është arratisur? Zbardhen dokumentet e prokurorisë për Ervis Martinajn

17:13 - 22/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëm ata mund ta “zbërthejnë” çështjen, ja ndihma e kujt është kërkuar për Ervis Martinajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë. Në dokumentet e publikuara nga Lapsi.al konfirmohet edhe njëherë pista për vrasjen e Martinajt, dosje që ka mbajtur ‘peshë’ institucionet e drejtësisë shqiptare.

“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policisë giyqësore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar “-shkruan prokurori në dosje.

Dokumenti që jep versionin zyrtar të prokurorisë mbi fatin e 40-vjeçarit, shkruan se në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Dumani, ku në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund të ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim në lidhje me kallëzimin në fjalë është pyetur edhe vetë babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj. Ai ka deklaruar se për herë të fundit me djalin ka kontaktuar një njeriu i tij i afërt, në orën 19.30 të datës 09.08.2022. Pas kësaj ore ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit të tij, i takon orës 19.30 deri në orën 22.00 të datës 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni për vendin dhe njerëzit gë kanë marrë pjesë dhe se ku. I afërmi që ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet në Shqipëri dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numër shqiptar. Thekson se zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes se djalit tim kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje.

Kjo pistë u publikua një natë më parë në emisionin “Në shënjestër”. Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga gijotina.com që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, gijotina.com theksonte se nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë. Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

Etiketa: Ervis MartinajKryesore1Prokuroria

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Ushtria ukrainase rimerr territorin e pushtuar, përparon në Luhansk

Ushtria ukrainase rimerr territorin e pushtuar, përparon në Luhansk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com