GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eskorta e Ramës ‘sebep’ për aksident/ arrestohet për tentativë vrasje i riu që përplasi policin me makinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Eskorta e Ramës ‘sebep’ për aksident/ arrestohet për tentativë vrasje i riu që përplasi policin me makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar për tentativë vrasje të riun, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një efektiv policie në zonën e Freskut. Përmes një komunikate për mediat, blutë e kryeqytetit kanë zbardhur dhe dinamikën e incidentit.

Sipas policisë, 36-vjeçari i arrestuar ka shfaqur shenja nervozizmi pasi u ndalua nga patrulla e policisë dhe nisi të kundërshtonte forcat e rendit.

Në një moment, ai akuzohet se ka dhënë gaz makinës, duke marrë përpara punonjësin e dëmtuar dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të policisë.

“Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas). Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë. Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet, duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasin A. L., dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë. Për pasojë, është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë”, shtuan të njëjtat burime.

Megjithëse policia nuk e zbulon në njoftimin zyrtar se pse fillimisht i bëri shenjë të riut të ndalonte, burime thanë se shkaku ishte sepse aty do kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe efektivët ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë.

Etiketa: Tirane

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para
PS kryeson bindshëm, Berisha ‘mposht’ Bashën/ Ja rezultatet deri në orën 06:00

Sulmet ndaj drejtësisë, Basha: SPAK-ut t’i hanë atë që s’thuhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin
Sport

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26

Një ndeshje që kishte gjithçka: gola, përplasje fizike, kartonë të kuq, tribuna të zbrazura dhe një kohë shtesë që vendos...

Lexo më shumë
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com