GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Estrada vijon/ Basha s’i ndahet Ramës: Ke porosi këto 2 paketat

22:34 - 19/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Estrada vijon/ Basha s’i ndahet Ramës: Ke porosi këto 2 paketat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Flirti” në rrjetet sociale mes kreut të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama nuk është ndalur as mbrëmjen e sotme.

Pasi Rama i ktheu përgjigje Bashës, i cili e ironizoi për “shokët” që kanë përfunduar pas hekurave, si ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS, kreu i Demokratëve Euroatlantikë nuk e ka vonuar mesazhin e radhës.

Kreu socialist iu përgjigj replikës së fundit të Bashës po me këngën e Unikatilit që ka karakterizuar këtë përplasje në rrjetet sociale mes tyre.

“S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu, sa herë ke provu çdo herë ke dështu”, ishin vargjet që përdori Rama, ndërsa Basha ia ka kthyer duke i thënë se “gjithë jetën ngeli pasagjer”, e se timonierët, referencë këtu për ata që firmosin tenderat, i ka tashmë në burgun 313.

“O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si s’të pash njëherë në timon. Apo harrova s’di me i dhonë ti, i japin të tjerët për ty. Masanej firifiu i çon te vendi ti apo jo? Ëëëë… Ku i ke shokët mër Ram. Ku i ke ata që i veshe në timon. Ata që firmosshin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg. Po o mush 313 me shokët e tu me Rame”, thotë Basha në videon e fundit.

Më tej, Basha hedh dyshime se kryeministri mund të jetë mashtruar nga ish-ministrat e tij që kanë shkuar në burg për korrupsion, duke gjetur vend këtu ta krahasojë me bufin, rederencë që Rama e përdor për kreun e PD, Sali Berisha.

“Ose ti je më buf se bufi dhe të vjedhin shokët pas shpine. Ose ti je nona kësaj pune. Je kreu i Bandës. E Rame, Rame”, shprehet Basha.

Në fund një mesazh i koduar e mbyll videon. “Kam një porosi po ta le të Çani, këto dy paketat”, thotë Basha, duke insinuuar një arrestim të mundshëm të shefit të qeverisë, pasi cigaret janë një artikujt më të përdorur prej të burgosurve.

Lexo edhe:

Fushatë me gallatë/ “Sa herë ke provu, ke dështu”, Rama i përgjigjet Bashës po me këngën e Unikkatilit

Etiketa: Edi RamaLulzim Basha

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Egli është avokatja e djallit!/ G Bani: Ska probleme te shendetit mendor, ja nga çfarë vuan Egli

Egli është avokatja e djallit!/ G Bani: Ska probleme te shendetit mendor, ja nga çfarë vuan Egli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com