GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Euro 2024″/ Faza e parë e shitjes së biletave, sa kërkesa mori UEFA

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Euro 2024″/ Faza e parë e shitjes së biletave, sa kërkesa mori UEFA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA njoftoi se kishte marrë më shumë se 20 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Kampionatit Evropian në Gjermani në vitin 2024, gjatë fazës së parë të shitjeve, e cila përfundoi të enjten.

“Në total, më shumë se 20 milionë kërkesa për bileta u pranuan nga 206 vende gjatë periudhës së parë të shitjeve, e cila u zhvillua midis 3 dhe 26 tetorit 2023, me 7.8 milionë kërkesa të bëra në 24 orët e para”,- thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Në fazën e parë të shitjes së biletave për kompeticionin, e cila do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut 2024, UEFA do të vejë në dispozicion 1.2 milionë bileta, me çmime që nisin nga 30 euro.

Sipas UEFA-s, rreth 65% e kërkesave janë bërë nga tifozët gjermanë, të ndjekur nga Anglia, Franca, Spanja dhe Austria.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Kina dhe Meksika, me gjithsej 525.000 kërkesa, ishin vendet jashtë Evropës me më shumë kërkesa.

Ndeshja hapëse, me Gjermaninë nikoqire, dy takimet e tjera të fazës së grupeve me skuadrën gjermane dhe finalja ishin, sipas UEFA-s, ato që shënuan kërkesën më të madhe për bileta.

“Për finalen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpik” të Berlinit më 14 korrik janë kërkuar 2.295.665 bileta, një numër 33 herë më i madh se kapaciteti i stadiumit”,- thekson UEFA, duke shtuar: “Për ndeshjen hapëse janë marrë 1.408 bileta regjistrime, një numër që përkon me 21 herë kapacitetin e “Arenës” së Mynihut, e cila do të jetë nikoqire e takimit”.

Faza e dytë e shitjes së biletave për fazën finale të “Euro 2024”, në të cilën skuadra portugeze ka garantuar tashmë prezencën, do të zhvillohet nga 2 dhjetori.

Kampionati Evropian do të luhet në 10 qytete gjermane: Berlin, Këln, Frankfurt, Mynih, Gelsenkirchen, Shtutgart, Hamburg, Dortmund, Leipzig dhe Dyseldorf.

Etiketa: Euro 2024UEFA

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Zbardhet letra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë: Kam frikë, ata..

Zbardhet letra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë: Kam frikë, ata..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com