GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO 2025 për vajza/ Shqipëria përballet me Norvegjinë në raundin e 1-rë të play-off, përcaktohen datat e ndeshjeve

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
EURO 2025 për vajza/ Shqipëria përballet me Norvegjinë në raundin e 1-rë të play-off, përcaktohen datat e ndeshjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë në muajin tetor ndaj Norvegjisë ndeshjet e raundit të parë play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Pas hedhjes së shortit nga UEFA disa ditë më parë, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur edhe akordin me Federatën Norvegjeze të Futbollit për datat se kur do të luhen këto dy ndeshje.

Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, më 25 tetor 2024, teksa vendi dhe ora do të përcaktohen në ditët në vijim. Katër ditë më vonë, më 29 tetor, vajzat kuqezi do të udhëtojnë drejt Oslos për të zhvilluar ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë. Edhe për këtë takim, vendi dhe ora do të përcaktohen më vonë.

Në rast se skuadra kuqezi kalon me sukses Norvegjinë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Përfaqësuesja shqiptare e vajzave kaloi në raundin e parë të play-off-it pas suksesit në ndeshjet kualifikuese, ku vajzat kuqezi dominuan dhe u renditën të parat në grupin C5 me 9 pikë në total. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, Kombëtaja regjistroi tre fitore dhe një humbje dhe falë këtij suksesi Shqipëria e vajzave siguroi edhe ngjitjen për në Ligën B në edicionin e radhës të UEFA Nations League.

Etiketa: ShqiperiVajza

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Zëvendësoi Ilir Beqajn, Jona Suli largohet nga drejtimi i SASPAC

Zëvendësoi Ilir Beqajn, Jona Suli largohet nga drejtimi i SASPAC

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com