GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO i U-19, Cungu: Grupi shumë i fortë, do të japim më të mirën

12:20 - 09/11/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Europiani U-19, Cungu zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipi Kombëtar i nën 19 vjeçarëve ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin në qytetin e Durrësit, në prag të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë pjesë e grupit F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të treja ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, me Federatën e Futbollit që është organizatore e këtyre sfidave.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Cungu u shpreh se kuqezinjtë e tij e dinë se sa i rëndësishëm është ky kompeticion dhe se skuadra do të japë maksimumin.

“Jemi grumbulluar që të dielën pasdite. Në përgjithësi grupi duket në gjendje të mirë, megjithatë nuk ka qenë i plotë për shkak të disa lojtarëve, ose më saktë, kampionateve ku ata luajnë jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vijnë dhe një pjesë kanë ardhur dje, një pjesë sot. Nuk është justifikim, sepse djemtë, kemi 8 muaj që punojmë bashkë dhe i dimë dhe konceptet e lojës që kemi për të zhvilluar. Njëkohësisht e dinë edhe rëndësinë dhe kundërshtarët që kemi përballë dhe duhet të japim më të mirën dhe maksimumin tonë për Kombëtaren U-19”.

Gjithashtu, ai komentoi edhe grupin F dhe rivalët në grup, duke vënë në pah kualitetet e tyre, por theksoi se ekipi duhet të futet në fushë me mentalitetin e fituesit.

“Grupi nuk ka shumë nevojë për koment. Është një grup shumë i fortë. Përveç Francës dhe Serbisë, edhe Maqedonia e Veriut ka lojtarë me shumë kualitete. I kemi ndjekur, jemi interesuar, ka marrë rezultate pozitive. Sot të gjithë dinë të luajnë futboll, sikurse edhe ne. Kështu që pavarësisht vështirësisë nëse mund të them kështu në letër në grup, natyrshëm që do të bëjmë më të mirën e mundur dhe futbollit kurrë nuk i dihet. E rëndësishme është që dëshira dhe ambicia për të luajtur futboll nuk duhet të na mungojnë, që mendoj se është gjëja kryesore, pra dëshira, zemra për të bërë maksimumin, shpeshherë dalin përmbi aspektet tekniko-taktike në futboll. Nëse do të hymë me këtë mentalitet, besoj do të bëjmë gjëra të mira dhe pse jo edhe rezultate të mira”.

https://youtu.be/_RH4-viLda4

Armando Cungu foli edhe për objektivat e skuadrës, si dhe për mundësitë që ka pasur gjatë gjithë vitit për të parë elementet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.

“Ka qenë një situatë e vështirë jo vetëm për ne, por për të gjithë Europën dhe botën për shkak të pandemisë dhe nuk ka qenë shumë e lehtë për të parë apo për të seleksionuar lojtarët më të mirë që janë në lëvizje sa i përket kësaj grupmoshe. Jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën sepse ka lojtarë shqiptarë nga të gjitha vendet e botës. Megjithatë për diçka jam i sigurt, që në Shqipëri kemi pasur mundësi të punojmë shumë me seleksionimet dhe jam i bindur që kemi bërë zgjidhjet më të mira, sikurse edhe ata lojtarë që na janë ofruar, kemi pasur mundësinë të shikojmë jashtë Shqipërisë dhe përsëri kemi zgjedhur elementet më të mira dhe kjo nuk është asnjë lloj pishmani, jo vetëm mua, por krejtësisht stafit tonë. Kështu që, mbes me shpresën se këta djem, me vlerat që kanë treguar edhe në ndeshjet që kemi bërë zyrtare – miqësore, si me Kosovë, sidomos në Itali, paraqitje shumë e mirë, po kështu edhe me Izraelin dhe në ndeshjet e fundit para tre javëve me Malin e Zi kanë treguar vlera dhe rezultate të mira dhe tashmë ka ardhur dita e provimit dhe çdo gjë duhet të përmblidhet në këtë ditë provimi”.

Etiketa: Cungugrupkombetarja u 19

Lajme të lidhura

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia
Sport

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar
Sport

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26
Para
Lajm i mirë, në Kosovë mund të vaksinohen edhe të huajt

Lajm i mirë, në Kosovë mund të vaksinohen edhe të huajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që…
Breaking Views

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që…

17:57 - 23/04/26

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë një njoftim lidhur me vizat amerikane. Në postim, të cilit i referohet njoftimit...

Lexo më shumë
Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

16:24 - 23/04/26
U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com