GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun ka shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 120.66 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2007.

Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.

Fundi i muajit dhjetor historikisht një sjell një rritje të ofertës së euros, që zakonisht ka qenë e lidhur me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe më një rritje të turizmit hyrës për periudhën festive. Ndoshta një fenomen i tillë për e ndikon tregun e këmbimit valutor edhe këtë vit.

Një faktor tjetër që besohet ta ketë ndikuar kursit gjatë fundit të dhjetorit dhe gjatë nëntorit është edhe emetimi i Eurobondit prej 650 milionë eurosh. Edhe për shkak të tendencës sezonale të rritjes së shpenzimeve publike në muajin dhjetor, shpenzimi i parave të Eurobondit është një faktor potencialisht me ndikim në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e këmbimit valutor vërejnë se, sidomos pas Eurobondit, rënia e kursit të këmbimit të euros është shpejtuar, çka tregon se ky faktor mund të ketë pasur një ndikim të konsiderueshëm.

Nëse oferta e lartë e euros duket në vazhdimësi gjatë këtij viti ka ushtruar trysni nënçmuese për monedhën europiane, pritej që në muajt e fundit të vitit të kishte presion në kahun e kundërt, për shkak të rritjes së kërkesës për valutë me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Një gjë e tillë duket se ndodhi vetëm përkohësisht në muajin tetor. Më tej, kompanitë e sektorit energjetik duket se nuk kanë blerë më valutë në tregun e brendshëm, por i kanë siguruar fondet e nevojshme për blerjen e energjisë nëpërmjet kredive të disbursuara direkt në euro nga sektori bankar. Sipas burimeve nga tregu bankar, vlera totale e huave të marra në dy muajt e fundit nga kompanitë e sektorit energjetik në sektorin bankar mund të ketë qenë afërsisht rreth 90 milionë euro. Mosrritja e kërkesës valutore për blerje energjie rrjedhimisht ka neutralizuar një nga faktorët që mund të ushtronin presione mbiçmuese për kursin e këmbimit të euros kundrejt lekut.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave deri tani janë të disponueshme deri në fund të tremujorit të tretë dhe nuk ndihmojnë shumë për të shpjeguar luhatjet e kursit në tremujorin e fundit.

Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo u ndikua kryesisht nga rritja e turizmit, remitancave dhe e sektorit të fasonerisë. Megjithatë, gjatë tremujorit të katërt është vërejtur një rritje e mëtejshme e deficitit tregtar nga shtrenjtimi i mallrave të importit, faktor që mund ta ndikojë ndjeshëm bilancin e pagesave për këtë tremujor. Për 11-mujorin e këtij viti, deficiti tregtar i vendit u rrit me 27.5% krahasuar me një vit më pare; megjithatë, deficiti historikisht i lartë në mallra zbutet pjesërisht nga balanca pozitive në tregtinë e shërbimeve dhe e të ardhurave të tjera parësore dhe dytësore në Bilancin e Pagesave./ MONITOR

Etiketa: dhjetoreuro

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Laç, zbulohet identiteti i viktimës

Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Laç, zbulohet identiteti i viktimës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com