GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U-19 për vajza/ Coka dhe Kodra: Kemi grup të mirë, synojmë ngjitjen në Ligën A

14:38 - 23/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U-19 për vajza/ Coka dhe Kodra: Kemi grup të mirë, synojmë ngjitjen në Ligën A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të listës nga trajneri  Kreshnik Krepi, Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza ka nisur grumbullimin në kuadër të ndeshjeve kualifikues të Kampionatit Europian 2024 për këtë grup-moshë. Vajzat kuqezi prej të dielës po zhvillojnë seancat stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndërsa ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Zvicrës.

Në këtë grumbullim, trajneri Krepi ka ftuar 20 futbolliste, teksa 17 prej tyre aktivizohen në kampionatin shqiptar. Jehona Coka dhe Arlinda Kodra dy vajzat e Vllaznisë tregojnë për fshf.org objektivat e ekipit Kombëtar U-19. Coka shprehet se brenda ekipi ka elemente cilësore dhe atmosfera është shumë e mirë.

“Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe vajzat e reja që janë bashkuar me ekipit këtë vit janë përshtatur shumë mirë me grupin. Gjithashtu edhe seleksionimet treditore përpara grumbullimit na ndihmuan që të lidheshim sa më shumë me njëra – tjetrën dhe të njihnim akoma më mirë cilësitë e njëra – tjetrës në fushë. Në këtë grup ka elemente shumë cilësore dhe vajza që premtojnë shumë për të ardhmen”, – shprehet Coka, e cila tregon edhe objektivat në këtë grumbullim dhe synimin për të ardhmen

“Shpresoj që edhe në këtë grumbullim secila të shpalosi cilësitë e saj më të mira dhe të ndihmojmë ekipin për të arritur kualifikimin në Ligën A. Objektivi i ekipit tonë është ngjitja në Ligën A. Jemi në grup me Qipron, Lituaninë dhe Zvicrën, janë kundërshtarë të kalueshëm për ne, nuk dua të bëj premtime të parakohshme, por me këtë grup që kemi shpresoj të marrim rezultate pozitive. Shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin në këto tre ndeshje, dhe të vazhdojë rrugëtimin tim drejt ekipit A” – përfundon Jehona Coka.

Arlinda Kodra, vajza kuqezi që luan në kampionatin shqiptar me ekipin e Vllaznisë, tregon se përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Përsa i përket objektivave, ajo shprehet se synimi kryesor është arritja e tre fitoreve, për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

“Atmosfera është shumë e mirë, jemi duke u përgatitur për tre ndeshjet që na presin. Duhet të japim më të mirën dhe të marrim 3 fitore. Ka cilësi brenda grupit, por duhet të punojmë sa më shumë për të arritur sukses dhe për të kaluar te Kombëtarja e madhe. Objektivi është që të marrim fitoret dhe të ngjitemi në Ligën A. Të paraqitemi sa më mirë dhe të përballemi denjësisht” shprehet Kodra, e cila më tej tregon edhe objektivat në aspektin personal.

“Objektivi në aspektin personal është që të paraqitem sa më mirë dhe të japë maksimumin në këto tre ndeshje, të cilat do të na shërbejnë edhe për vazhdimësinë. Dua të arrij sa më lart dhe të bëjë paraqitje sa më të mira si në ekipin ku luaj, Vllazninë po ashtu edhe me ekipin Kombëtar, më pas të shohim se çfarë do të na rezervojë e ardhmja”- tregon ajo për fshf.org.

Etiketa: euro 19Vajza

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Vritet ushtari amerikan në sulmin me raketa pranë kufirit me Libanin

Vritet ushtari amerikan në sulmin me raketa pranë kufirit me Libanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com