GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Barazim i luftuar në “derbin nordik” të gjykuar nga Juxhin Xhaja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U19/ Barazim i luftuar në “derbin nordik” të gjykuar nga Juxhin Xhaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur, me rezultatin 1-1, dueli mes Norvegjisë dhe Islandës, i vlefshëm për raundin e dytë të fazës në grupe të Kampionatin Europian të grupmoshës deri nën 19 vjeç.

Derbi nordik, i gjykuar nga arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, u karakterizua, nga mungesa e saktësisë së sulmeve të të dyja skuadrave, me mundësitë e pashfrytëzuara, që ishin të shumta.

Në fraksionin e parë të lojës, iniciativën e kishte, më të theksuar kombëtarja ishullore, me sulmuesit e saj që kombinonin mjaft mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht mos-gjetjes së rrjetës.

Nga norvegjezët, më i rrezikshmi ishte Hopland, i cili në një nga disa rastet e krijuara, i shkoi shumë afër golit të avantazhit, megjithatë portieri islandez, ishte gati dhe e priti topin me siguri.

Pjesa e parë, nuk dhuroi gola, me arbitrin Xhaja që i dërgoi skuadrat në pushim pas vetëm një minute shtesë.

Në pjesën e dytë, Islanda ishte përsëri, më kërkuese, me “blutë vullkanikë”, që rrezikuan për shumicën e kohës, portën norvegjeze, duke i shkuar rrezikshëm, në shumicën e rasteve, golit të avantazhit.

Megjithatë, në momentin më të mirë të Islandës, në minutën e 63’, Xhaja, nuk hezitoi aspak, për të akorduar një 11-metërsh, për Norvegjinë. Nga pika e bardhë, numri 6, Roaldsoy nuk gaboi duke dërguar në epërsi kombëtaren e vendit të tij.

Me këtë rezultat, islandezët, nuk kishin më asgjë për të humbur duke e shtuar presionin karshi portës së kundërshtarit, duke i shkuar disa herë pranë barazimit. Insistimi i Islandës, u shpërblye, në minutën e 89’, me Guddmundsson që barazoi shifrat me një super gol, që i dha pikët e para, ishullorëve, në fazën finale të kampionatit Europian U19.

Me 4 pikë të grumbulluara, Norvegjia, duhet vetëm të mos mposhtet në duelin me Spanjën, për të kaluar më tej.

Islanda, nga ana tjetër, do kërkojë, ndaj Greqisë, fitoren e parë absolute, në fazën finale të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, duke shpresuar edhe te një fitore e Spanjës, ndaj Norvegjisë, për të siguruar fazën gjysmëfinale./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19IslandaJuxhin XhajaNorvegjia

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Mbappe te Real Madrid? PSG kërkon 250 milionë

Vizita e Mbappe, tifozët e Realit i japin një mesazh të fuqishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com