GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Anglia, “shëtitje në park” ndaj Gjermanisë

19:58 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Anglia, “shëtitje në park” ndaj Gjermanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të mërkurë janë zhvilluar takimet e radhës, të raundit të tretë të fazës në grupe, në UEFA EURO U21, që po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Në orën 18:00, zbritën në fushë skuadrat e grupit C, në duelet Gjermani-Angli dhe Izrael-Çeki.

Përsa i përket dy peshave të rënda, të paktën në emra, Anglia ka mposhtur me lehtësi Gjermaninë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Britanikët, duhet thënë se nuk hasën shumë vështirësi, për të likuiduar teutonët.

Pjesa e parë foli e tëra për “Tre Luanët” të cilët, që në sekondat e para, i shkuan shumë pranë golit.

Avantazhi nuk vonoi shumë, për të ardhur, me Archer që dërgoi në epërsi ishullorët, pas 4 minutash lojë.

Gjermanët, dukej qartë që, në Gjeorgji, kishin shkuar për turizëm, prej faktit se gjatë gjithë turneut nuk kanë treguar një nivel të lartë loje.

Mungesa e grintës së europianoqendrorëve, bëri që anglezët të shkonin pa vështirësi, afër portës kundërshtare. Në minutën e 21’, Anglia dyfishoi rezultatin, me golin e Elliott.

Me këtë rezultat, u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, nuk pati aspak histori. Anglia sulmoi disa herë pa shumë intensitet, duke menduar më shumë për të harxhuar minutat, ndërsa Gjermania, në të paktat raste të krijuara nuk ishte aspak e rrezikshme.

Me këtë fitore, Anglia siguroi vendin e parë, me tre fitore si dhe me 0 gola të pësuar, ndërsa Gjermania e mbylli këtë europian, në vendin e fundit, me vetëm 1 pikë

Në takimin tjetër të grupit, Izraeli siguroi kualifikimin, duke triumfuar ndaj Republikës Çeke.

Etiketa: Angliaeuro u21Gjermania

Lajme të lidhura

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti
Breaking Views

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias
Breaking Views

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Para
Luigi Soreca i jep fund beqarisë, pamjet nga ceremonia private (FOTO)

Luigi Soreca i jep fund beqarisë, pamjet nga ceremonia private (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com