GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Franca turpëron Zvicrën, por kalojnë të dyja

22:39 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Franca turpëron Zvicrën, por kalojnë të dyja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë luajtur mbrëmjen e sotme (e mërkurë), edhe dy takimet e fundit, të fazës në grupe, të Kampionatit Europian U21, që po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Në ndeshjet e grupit D, nuk kanë munguar dramat, me rezultate që kanë shkaktuar, deri diku, surpriza.

Në takimin mes Francës dhe Zvicrës, “Gjelat”, bënë detyrën, duke triumfuar ndaj helvetikëve, me rezultatin 4-1.

Rezultati i kësaj sfide u zhbllokua nga Guiri në minutën e 16’, me një 11-metërsh.

Franca krijoi shumë mundësi të tjera, për të dyfishuar rezultatin, megjithatë “Les Bleus” dukej, se nuk donin të shkaktonin shumë dëme, ndaj kundërshtarit, edhe prej faktit se e kishin siguruar biletën e çerekfinales, që në takimin e dytë, ndaj Norvegjisë.

Nga një amnezi, në mbrojtjen e Francës, erdhi barazimi i Zvicrës. Në minutën e 35’, Ndoye goditi saktë duke rivendosur baraspeshën. Me shifrat 1-1, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Franca zbriti në fushë, më e etur se kundërshtari, për të bërë mirë.

Sulmet e bluve ishin të rrezikshme, me Zvicrën që filloi të haste vështirësi.

Në minutën e 65’, Barcola dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë, përsëri, epërsinë Francës.

Zvicra, filloi të ndjente lodhjen në 20 minutat e fundit, me Francën që trefishoi shifrat, me Cherki, në minutën 76’.

Vuajtja, nuk mori fund këtu, sepse në minutën e 81’, erdhi dhe goli i katërt i francezëve, me autor Max Caqueret.

Me këtë fitore, Franca konfirmoi vendin e parë me pikë të plota në grup.

Fitorja e “Gjelave”, nuk ndikoi aspak në fatin e Zvicrës, e cila u kualifikua gjithashtu, në çerekfinale. Kjo për faktin se Italia, në takimin e saj, përballë Norvegjisë, u mposht, në mënyrë surprizë, me shifrat 1-0.

Goli i nordikëve, i realizuar nga Botheim, në minutën e 63’, eliminoi ekipin “e kaltër” nga turneu.

Etiketa: euro u21FrancaItaliaNorvegjiaZvicra

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi

Përplasjet/ Spaho-Demaliajt: Syçi, je një gomar që hiqesh si “artist”. E mban mend si tallnin menderen me ty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com