GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2022 në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 120.84 lekë, vlera më e ulët për këtë vit kalendarik. Euro është rikthyer tashmë pranë vlerave që shënonte në gjysmën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të janarit, euro pati dhënë sinjale të rimëkëmbjes dhe u forcua deri në vlerën e 122.3 lekëve, vlera më e lartë që prej 12 nëntorit të vitit të kaluar. Por, kjo tendencë nuk zgjati shumë dhe në gjysmën e dytë të janarit kursi i euros iu rikthye rënies. Të premten leku u mbiçmua ndaj monedhës europiane për të nëntën ditë radhazi.

Ekspertët e tregut valutor mendojnë se forcimi i euros në gjysmën e parë të janarit lidhej me një rritje të përkohshme të kërkesës për të, sidomos nga disa biznesë të sektorëve të veçantë. Sipas tyre, kjo kërkesë lidhej kryesisht me financimin e importeve në këta sektorë. Tashmë, kjo fazë duket se është ezauruar, ndaj edhe kursi iu është kthyer niveleve të mëparshme. Agjentët e tregut valutor vazhdojnë të konstatojnë ofertë të bollshme të valutës europiane, çka po e mban kursin e euros pranë niveleve më të ulët në 15 vitet e fundit. Rritja me ritme të larta e depozitave bankare në euro është një tregues i drejtpërdrejtë i prurjeve të larta të euros në ekonominë shqiptare. Në fund të nëntorit 2021, depozitat në monedhën europiane arritën vlerën e 5.3 miliardë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto depozita janë shtuar me 800 milionë euro ose 17.7%.

Në fakt, zhvillimet makroekonomike të tremujorit të fundit të vitit të kaluar kishin krijuar pritshmëri për presione në drejtim të nënçmimit të lekut kundrejt euros. Këto pritshmëri ishin të lidhura sidomos me rritjen e inflacionit dhe shtrenjtimin e mallrave të importit. Në veçanti, nevojat për importe në vlera të mëdha të energjisë elektrike besohej se do të shtonin ndjeshëm kërkesën për euro në tregun valutor. Megjithatë, ndikimi i importeve të energjisë rezultoi shumë afatshkurtër. Kompanitë e sektorit energjetik morën hua bankare direkt në monedhën europiane, duke shmangur nevojën për të blerë euro në treg. Në këtë mënyrë, likuiditeti i lartë në euro që zotëron tregu bankar duket se shërbeu si një faktor amortizues i presioneve nënçmuese në kursin e këmbimit të lekut. Një faktor tjetër me rëndësi ishte edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i siguruar nga qeveria shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Një pjesë e këtyre parave besohet se u përdorën për të mbuluar deficitin buxhetor, duke rritur ofertën e euros në treg. Këto zhvillime kanë bërë që leku të rezistojë në pozita të forta ndaj euros.

Ekspertët e tregut valutor megjithatë mendojnë se për momentin nuk pritet që rënia e euros të vazhdojë përtej niveleve që u shënuan gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Sidoqoftë, ata

besojnë se inflacioni i lartë dhe pritshmëritë për rritjen, pas shumë vitesh, të normave të interesit janë faktorë që e bëjnë më të vështirë parashikimin e tendencave në kursin e këmbimit valutor./Monitor.al/

Etiketa: euroniveliuletviti

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me murin rrethues të një banese, 2 të plagosur

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me murin rrethues të një banese, 2 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com