GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

12:36 - 16/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U përfshinë në garë elektorale në mënyrë inatçore. Donin t’i tregonin Sali Berishës se kanë peshë të rëndësishme politike dhe, pa ata, opozita nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet.

Por, “Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Enkelejd Alibeaj arriti rezultate tronditëse në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku, mesatarisht, nuk arritën të marrin më shumë vota se sa ka pjesëmarrës në festat e synetllëkut.

Të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) thonë se Partia Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Endri Hasa, por që praktikisht drejtohej nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë 19.548 vota në rang kombëtar.

Referuar pjesëmarrjes me 140 kandidatura në të gjithë Shqipërinë, “Euroatlantikët” e Bashës kanë marrë mesatarisht 139 vota për secilin prej tyre.

Megjithëse rezultatit katastrofik, Basha mund të ndihet i përkëdhelur, pasi rezulton euroatlantiku më i votuar, me 1421 vota. Ndërkohë që subjekti i tij elektoral, i marrë hua vetëm në shkurt 2025, ka zënë pozicionin e shtatë nga 11 subjekte elektorale të përfshirë në procesin e 11 majit.

Në një situatë akoma më të keqe është ‘Koalicioni Djathtas për Zhvillim”, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ish-zyrtar shumë i lartë i Partisë Demokratike gjatë drejtimit të Lulzim Bashës.

Koalicioni i Alibeajt ka siguruar 5547 vota në rang kombëtar, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me një mesatare prej 39 votash për secilin kandidat për deputet, Alibeaj dhe të tijët kanë zënë vendin e tetë në listën e sujekteve garues, duke ndjekur Lul Bashën me “Euroatlantikët” e tij.

Lulzim Basha ishte kryetar i Partisë Demokratike prej vitit 2013 e deri në vitin 2022. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Basha mori vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryetarit historik të PD-së, Sali Berisha, pas shpalljes së tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë iniciativë, Basha u mbështet fuqimisht nga kryetari i grupit parlamentar në atë kohë, Enkelejd Alibeaj. Ky vendim, i shoqërua më pas me votën e Alibeajt në Parlament, në emër të Bashës, për arrestimin e Berishës, shënuan çarjen pa kthim të partisë më të madhe opozitare.

Berisha ndërmori një fushatë të fortë në bazë, duke arritur që të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, u zhvendosën në formacione të tjera politike, duke thelluar më tej ndarjen e të djathtës.

Megjithatë, zgjedhjet e 11 majit konfirmuan se pesha e tyre elektorale është tërësisht e papërfillshme. Rezultatet zgjedhore, gjithësesi, treguan se përçarja e fortë e Partisë Demokratike, si edhe përdorimi i makinerisë së fuqishme elektorale të Partisë Socialiste në pushtet, ishte një disfavor shumë i madh për opozitën./ Boldnews.al

Etiketa: AlibeajBASHAvota

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
“Zgjedhjet ishin farsë,  Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

“Zgjedhjet ishin farsë, Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com