GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij kanë hyrë në ditën e 26-të, ndërsa zhvillimet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare.

Mobilizimi qytetar po vazhdon çdo ditë në Tiranë, ndërsa paralelisht janë shtuar edhe reagimet nga figura politike evropiane lidhur me situatën në Shqipëri.

Një nga zërat që ka shprehur mbështetje publike është eurodeputetja gjermane Jutta Paulus. Ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se planifikon të marrë pjesë në protestën e 28 qershorit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paulus e përdori flamingon si simbol të rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve që po kundërshtojnë projektet e planifikuara në zonën e Vjosë-Nartës.

Në përgjigje të një komentuesi eurodeputetja ka deklaruar se do t’i bashkohet protestës të hënën e ardhshme.

“Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme”, shkruan eurodeputetja.

Ajo shprehet se do të shohe vetë situatën në Vjosa-Nartë dhe do të dëgjoj e kuptoj qytetarët dhe t’i çoj zërat e njerëzve në Bruksel e në Evropë.

Eurodeputetja thekson ndër të tjera, se kur një habitat shkatërrohet një herë, ai nuk mund të rikthehet më dhe prandaj nevojitet vëmendje, standarde të qarta dhe vullnet politik për t’i zbatuar ato.

“Në Vjosa-Narta nuk bëhet fjalë vetëm për një deltë në bregdet. Bëhet fjalë për pyetjen nëse natyra mbrohet apo duhet t’u nënshtrohet interesave afatshkurtra të fitimit të miliarderëve. Dhe bëhet fjalë nëse rregullat demokratike dhe standardet mjedisore vlejnë edhe kur nuk përshtaten me modelin e biznesit. Njerëzit nuk mbrojnë vetëm natyrën. Ata mbrojnë edhe demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Dhe e bëjnë këtë me guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.

Të hënën në mbrëmje do të jem në protestat në Tiranë dhe të martën do të shoh vetë situatën në Vjosa-Nartë. Dua të dëgjoj, të kuptoj dhe t’i çoj zërat e njerëzve në Bruksel, në Evropë. Sepse kur një habitat shkatërrohet një herë, ai nuk mund të rikthehet më. Prandaj tani nevojitet vëmendje, standarde të qarta dhe vullnet politik për t’i zbatuar ato. Prandaj: solidaritet me të gjithë ata që dalin në rrugë për Vjosa-Nartën dhe për të ardhmen e saj. Edhe një herë: nuk jeni vetëm,” tha Jutta Paulus

01

Etiketa: eurodeputeteKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Para
Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Qytetarët kanë mbushur sheshet, Rama boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com