GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Eurodeputetët që u zgjodhën nga burgu, Beleri s’është i vetmi

10:30 - 10/06/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputetët që u zgjodhën nga burgu, Beleri s’është i vetmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri nuk është i burgosur i vetëm, i cili nga qelia arriti të zgjidhej deputetet në Parlamentin Europian. Rasti tjetër është shënuar në Itali, ku Ilaria Salis, mori 165 mijë vota nën siglën e Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

Salis është një mësuese nga Monza, e cila njihet si antifashiste, me bindje të majta dhe që j prëj 15 muajsh ndodhej e burgosur në Hungari.

Lajmi u bë publik mbrëmjen e të dielës nga lideri i të majtës italiane Nicola Fratoianni, në komisionin zgjedhor të Avs në Romë, i cili deklaroi se “duke filluar nga sot Salis është një eurodeputete”.

“Nga këtu dërgojmë një përqafim të madh për Ilaria Salis, beteja për demokraci fillon sot por do të jetë edhe më e fortë”, shtoi zëdhënësi i të Gjelbërve, Angelo Bonelli.

Pas publikimit të fotos në gjykatë me zinxhirë në kyçet e dorës dhe kyçin e këmbës, rasti i Ilaria Salias, mori vëmendjen maksimale të të majtëve, të cilët u fokusuan kryesisht në temën e shtetit të së drejtës dhe se zgjedhja si eurodeputete mund të ndikojë në lirinë e saj.

Videoja e Salis nga gjykata hungareze, u bë ndër videot më të klikuara në Tik Tok, duke rritur popullaritetin e saj.

Pas qëndrimit për rreth 14 muaj në paraburgim, Ilaria Salis tashmë po mbahet nënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në Budapest.

U deshën disa ditë për të zbatuar vendimin e gjyqtarëve pas pagesës me kusht prej 40,000 euro.

Salis u arrestua më 11 shkurt 2023 së bashku me dy aktivistë gjermanë me akuzën e pjesëmarrjes në rrahjen e tre militantëve të ekstremit të djathtë, duke u akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

Pas muajsh tensionesh diplomatike dhe protestash kundër Hungarisë për paraburgimin e Salis, çështja e aktivistes mori një kthesë pasi ajo u emërua nga Aleanca e Gjelbër e Majtë në Itali si kandidate për zgjedhjet evropiane, ku rezultoi dhe fituese.

Etiketa: belerifredi beleriZgjedhjet europiane

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com