GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Eurodeputeti austriak kritika për Lajçak: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e të sulmojmë viktimën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti austriak kritika për Lajçak: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e të sulmojmë viktimën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, eurodeputeti austriak Thomas Waitz, e ka kritikuar sot të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po ndërmjetëson në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës, Waitz ka thënë se Lajçak po e bën Bashkimin Evropian të duket keq kur po i mbron agresorët, këtu duke iu referuar Serbisë, duke sulmuar viktimat (Kosovën), raporton Klan Kosova.

“Dua të them, si e konsideroni të suksesshme një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga të dyja palët? Ku e shihni në fakt ndonjë sukses të punës suaj të katër viteve të fundit? Dhe dua të them, edhe ju në prezantimin tuaj tani, theksuat… Ndoshta më lejoni të them një fjali fillimisht: Unë e mbështeta shumë vlerësimin se lëvizja e kryeministrit Kurti kur ishte fjala për kryetarët e zgjedhur shqiptarë ishte një provokim dhe ishte një gabim i madh politik”, ka thënë Waitz.

Sipas tij, kjo ishte shumë e papritur sepse zakonisht pala kosovare luan anën e mirë të historisë, ndërsa të gjitha agresionet nga pala serbe kanë mbetur jashtë vlerësimit të kësaj situate.

“Në komunikimin tonë në fakt dukej sikur agresioni erdhi nga pala kosovare, por ishte i organizuar nga serbët, po ashtu pati mercenarë nga Serbia që hynin dhe sulmonin ushtarët e KFOR-it. Dhunuesi është gjithmonë dhunuesi. Nuk mund të thuash që më kanë provokuar. Kjo është arsyeja pse unë legjitimisht u bëra agresiv dhe sulmova ushtarët e KFOR-it”, ka shtuar eurodeputeti.

“Pra, ne vërtet lamë një përshtypje shumë të keqe duke mbrojtur kryesit e sulmeve ndërsa sulmonim viktimat e agresionit, edhe pse disa nga lëvizjet politike për fat të keq ishin të gabuara. Unë ndaj këtë vlerësim”, deklaroi ai.

Waitz ka vlerësuar se kjo me të vërtetë po dëmton besueshmërinë e BE-së në të gjithë rajonin.

“Dhe nuk e di, dua të them, ju radhitët të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës se çfarë të bëjë ajo. Dhe pastaj thatë: edhe serbët duhet t’i realizojnë zotimet! Ju nuk përmendët as një pikë të vetme se çfarë duhet të bëjnë në të vërtetë! Dhe dua të them, të gjithë vlerësimin për orientimin rus të Serbisë, agresionin e vazhdueshëm. Dhe çfarë shenje mendoni se po u jepni qindra mijëra njerëzve që më në fund formojnë opozitë në rrugë kundër pushtetit të Vuçiç? A nuk i dekurajoni ata me atë që bëni?”, potencoi eurodeputeti austriak.

Ai në fund e ka pyetur personalisht Lajçak se në çfarë pike mendon ai se roli i tij në këtë situatë është duke sjellë ndonjë ndihmë.

Austrian MEP @ThomasWaitz savages EU Western Balkans envoy @MiroslavLajcak at today’s @EP_ForeignAff.

Critical questioning about his blatant bias towards Serbia & the damage he has done to the credibility of the EU-led dialogue since he took over in 2020.

Lajčak should resign. pic.twitter.com/eZc8wqzw7B

— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) June 27, 2023

Etiketa: Eurodeputeti austriakkritika për LajçakKryesore1

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Myftiu i Kosovës: Të kontribuohet edhe më shumë për shtensionimin e situatës

Myftiu i Kosovës: Të kontribuohet edhe më shumë për shtensionimin e situatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com