GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, ka reaguar me tone te ashpra lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ëaitz ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit protestat mund të rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti thekson se protestat që kërkojnë luftimin e korrupsionit, përmirësimin e arsimit dhe mbrojtjen e mjedisit janë në përputhje me vlerat evropiane dhe nuk duhet të konsiderohen pengesë për anëtarësimin në BE.

“Më lejoni ta sqaroj: Protesta për institucione që janë të aftë e të gatshëm të luftojnë korrupsionin është pro-evropiane. Protesta për një arsim cilësor është pro-evropiane. Dhe protesta për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu pro-evropiane”, shprehet Waitz.

Eurodeputeti austriak ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si autoritetet shqiptare kanë reaguar ndaj protestuesve, duke ngritur shqetësime për përdorimin e gazit lotsjellës, ujëhedhëseve dhe ndalimin e të miturve.

“Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama u thotë protestuesve se ata janë ‘ekstremistë në duar të huaja’ dhe kërcënon se do të anulojë bursat e arsimin falas. Ai po dërgon gaz lotsjellës, hedhëse uji dhe po ndalon të mitur. Kjo nuk është absolutisht në përputhje me vlerat evropiane”, deklaron ai.

Waitz u shpreh gjithashtu se, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duhet të mbështetet te respektimi i të drejtave të qytetarëve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe garantimi i lirisë së protestës.

“Të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian si një shtet të së drejtës, si një shtet që respekton të drejtat e qytetarëve, që mbron zonat natyrore dhe që dëgjon qytetarët e saj e respekton të drejtën e tyre për të demonstruar. Kjo është rruga evropiane dhe shpresojmë që Shqipëria ta bëjë veten gati për të”, shprehet eurodeputeti.

Reagimi i tij vjen teksa studentë dhe qytetarë po protestojnë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimeve janë regjistruar edhe incidente dhe përplasje mes disa demonstruesve dhe forcave të policisë.

Etiketa: eurodeputetprotesteRama

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com