Europiani i minifutbollit, Shqipëria luan ndeshjen e dytë në “Socca EuroCup” ndaj Ukrainës

Shqipëria e minifutbollit luajti sot ndeshjen e dytë në “Socca EuroCup” ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan Sejko u mundën me rezultatin mimimal 1-0. Në pjesën e parë Shqipëria pati disa mundësi të mira por pa mundur të shënojë.

Në fraksionin e dytë, Ukraina realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 32-të me Burliai. Në fund sfida përfundoi 1-0 për ekipin e Ukrainës.

Shqipëria e minifutbollit e nisi rrugëtimin në “Socca EuroCup” me ndeshjen ndaj Francës, ku kuqezinjtë barazuan 0-0 dhe morën një pikë.

Të premten Shqipëria e minifutbollit do të zhvillojë dy takime, fillimisht në 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 ndaj Serbisë.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT