GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani i vajzave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, Krepi fton 20 futbolliste

13:04 - 31/03/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani i vajzave U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, Krepi fton 20 futbolliste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza ka nisur nga sot grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për këtë grupmoshë, ku Shqipëria është shortuar në grupin B2 në Ligën B, së bashku me Skocinë, Lihtenshtejnin dhe Qipron.

Trajneri i ekipit, Kreshnik Krepi ka grumbulluar 20 lojtare për këto ndeshje të rëndësishme, ku vajzat kuqezi nën 19 vjeçare do të kërkojnë të ngjiten në Ligën A për herë të parë. Baza e futbollisteve që kanë marrë ftesë nga trajneri shqiptar janë nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa 5 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Leverkusen, Orion, Creighton, Atletico Club Amsterdam dhe Malisheva në Kosovë.

Grupi kuqezi do të grumbullohet në Durrës, në kompleksin “Tropikal”. Ndeshja e parë e Shqipërisë U-19 do të jetë ndaj Qipros, më 3 prill në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30. Pas tri ditësh, më 6 prill, Kombëtarja e vajzave do të përballet me bashkëmoshataret e Lihtenshetjnit, po në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30. Më 9 prill do të luhet edhe sfida e fundit e Shqipërisë në këtë grup, ku vajzat kuqezi do të luajnë ndaj vajzave të Skocisë. Ndeshja mbyllëse do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.

Në rast se Kombëtarja shqiptare U-19 renditet e para në grupin B7, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm për këtë grupmoshë.

Të gjitha ndeshjet e grupit B6 do të luhen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 prill, teksa takimet e Shqipërisë do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshjet e tjera në “Shtëpinë e Futbollit”.

Etiketa: grumbullimVajza

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Tesera e partisë nuk i ndihmoi, largohen nga puna 6 socialistët në Doganën e Kakavijës

Mbyllen për 2 ditë pikat kufitare me Greqinë, policia apel qytetarëve: Ku mund të kaloni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com