GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani U-19 për femra/ Krepi: Kemi eksperiencë dhe kualitet në grup! Objektivi ynë, kualifikimi!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani U-19 për femra/ Krepi: Kemi eksperiencë dhe kualitet në grup! Objektivi ynë, kualifikimi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-19 për vajza do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e parë ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshe.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi ka nisur prej disa ditësh grumbullimin në kompleksin “Tropikal” në Durrës, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë.

Në prag të sfidës së parë, që është edhe shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi për ta nisur sa më mbarë rrugëtimin në këto kualifikuese, Kreshnik Krepi ka dhënë një prononcim të shkurtër për fshf.org.

Trajneri shqiptar tregon gjendjen e skuadrës së tij në prag të kësaj ndeshje, si edhe se si kanë shkuar përgatitjet përgjatë këtyre ditëve, teksa thekson se skuadra në këto kualifikuese është rinovuar me emra të rinj.

“Skuadra përgjatë gjithë ditëve të grumbullimit ka qenë mjaft e mobilizuar dhe e përqëndruar në çdo detyrë të dhënë. Kemi zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për t’i kuptuar sa më mirë detyrat pasi dua të theksoj që këtë vit, ndryshe nga kualifikueset e kaluara, skuadra është rinovuar me emra të rinj.

Përveç vajzave të datëlindjes 2004, në përbërje kemi edhe vajza të datëlindjes 2005. Pra, këtë vit do të kemi një skuadër të re dhe me eksperiencë dhe do të mundohemi që me eksperiencën e ‘veterenave’ të ekipit t’i marrim maksimumin kualifikueseve. Edhe pse gjendja fizike në fakt nuk është në nivelin e duhur, besojmë që me eksperiencën dhe kualitetin që ka grupi, ne do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, në raport edhe me nivelin e kundërshtareve tona” – thotë trajneri Krepi në prononcimin e tij për fshf.org.

Sa i përket objektivave në këto kualifikuese, tekniku shqiptar shprehet se synim kryesor është kualifikimi dhe vendi i parë, duke marrë parasysh që eliminatoret zhvillohen në Shqipëri. Por ai sugjeron që ndeshjet të merren me radhë, duke marrë parasysh edhe vështirësinë për të zhvilluar tre ndeshje në 6 ditë.

“Ajo çka dua të theksoj fillimisht dhe ajo që u kam thënë edhe vajzave që në ditën e parë të grumbullimit është se duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Është pak e vështirë, pasi do të na duhet të luajmë tre ndeshje në vetëm gjashtë ditë, duke marrë parasysh që edhe gjendja jonë fizike nuk është në nivelin e duhur. Kemi shumë pak kohë për t’u përgatitur nga njëra ndeshje në tjetrën, por kjo vlen vetëm për ne, por edhe për kundërshtaret tona. Ne duhet të vlerësojmë çdo ndeshje dhe sigurisht që duke marrë parasysh se jemi më të favorizuar se kundërshtaret, për shkak se ky mini-turne zhvillohet në Shqipëri, objektiv kryesor kemi kualifikimin. Vendi i parë në grup do të na dërgonte menjëherë në Ligën A, që do të ishte diçka fantastike për ne. Mobilizimi ynë është 100% për t’i marrë maksimumin këtyre ndeshjeve dhe pa dyshim që do t’ia marrim!” – theksoi në fjalën e tij trajneri i ekipit kombëtar U-19 për vajza, Kreshnik Krepi.

Etiketa: Europiani i U-19fshfkombetarja e femraveKreshnik Krepi

Lajme të lidhura

“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet
Show Biz

“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet

18:45 - 23/08/26
Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë
Sport

Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

17:59 - 23/08/26
Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas
Sport

Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

17:11 - 23/08/26
Para
A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë? Ja si përgjigjet Armina Mevlani

A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë? Ja momenti që vërteton gjithçka (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:49 - 23/08/26

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone të forta në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

Aktivisti Arben Kola nga protesta: I pabesi nuk ka më besë, nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës

20:40 - 23/08/26
Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

20:07 - 23/08/26
Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:04 - 23/08/26
Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe  nuk shitet

Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe nuk shitet

19:51 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com