GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B

11:47 - 03/10/22
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit është tashmë një partner i konfirmuar i UEFA-s, që falë seriozitetit dhe punës së mirë disa vjeçare mirëpret e organizon ndeshje zyrtare të niveleve të ndryshme.

Përgjatë këtij muaji, FSHF do të organizojë sfidat kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza, që do të zhvillohen në formën e një mini-turneu.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është shortuar në të njëjtin grup me Letoninë, Rumaninë e Armeninë në Ligën B. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 5, 8 dhe 11 tetor.

Takimi i parë i Shqipërisë do të jetë kundër Letonisë më 5 tetor, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:30. Ndërkaq, tre ditë më vonë, vajzat kuqezi do të përballen me Rumaninë, në po të njëjtën orë, në impiantin “Elbasan Arena”.

Sfida e tretë dhe e fundit e Shqipërisë U-19 për vajza do të jetë kundër Armenisë, më 11 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30.

Ndërkaq, ndeshjet e tjera të grupit, të ekipeve mike do të zhvillohen në impiantin tjetër modern shqiptar, “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

Vetëm përgjatë këtij viti, FSHF ka organizuar dy turne “UEFA Development” për djem U-16 dhe vajza U-16, në muajt prill e maj si edhe ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit G të UEFA Futsal Champions League në muajin gusht.

Gjithashtu, në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF organizoi edhe finalen e parë e historike të Ligës së Konferencave, Roma – Feyenoord në muajin maj, një event madhështor, organizimi i të cilit lakohet ende sot si një nga finalet më të mira mes atyre të zhvilluara në Paris e Sevilla.

Etiketa: europianifshfVajzat U-19

Lajme të lidhura

Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë
Sport

Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë

12:05 - 23/03/26
“Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët
Sport

“Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

11:33 - 23/03/26
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë
Sport

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

10:52 - 23/03/26
Para
Grupet kriminale shqiptare, antimafia italiane: Kanë lidhje të forta me…

Grupet kriminale shqiptare, antimafia italiane: Kanë lidhje të forta me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh
Aktualitet

“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh

13:34 - 23/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do të përfshijë...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Pezullimi i sulmeve ndaj Iranit, ulet ndjeshëm çmimi i naftës; nga 100 dollarë për fuçi shkon në 84!

13:33 - 23/03/26
Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: Nuk bëri punë as flamuri gjerman

Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: Nuk bëri punë as flamuri gjerman

13:09 - 23/03/26
Associated Press: Shpërthejnë trazirat në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë protestave antiqeveritare

Associated Press: Shpërthejnë trazirat në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë protestave antiqeveritare

12:56 - 23/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump njofton shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit: Kemi pasur bisedime produktive

12:35 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com