GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani U-19 për vajza, trajneri Krepi: Do marrim maksimumin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani U-19 për vajza, trajneri Krepi: Do marrim maksimumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza ka nisur që prej ditës së mërkurë grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ekipi me 20 lojtaret e thirrura për këto ndeshje nga trajneri Kreshnik Krepi po stërvitet në mënyrë intensive në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës për dy sfidat kundër Skocisë dhe Lihtenshtejnit, që do të luhen në datat 5 dhe 11 prill në stadiumin ‘Air Albania’.

Trajneri i Shqipërisë U-19 për vajza, Kreshnik Krepi flet për gjendjen e ekipit, ndërsa vlerëson mobilizimin e vajzave dhe mirëorganizimin e tyre për dy sfidat e vështira ndaj Skocisë dhe Lihtenshtejnit.

“E vlerësoj shumë mobilizimin e vajzave. Është diçka shumë premtuese për marrjen e maksimumit të tyre në këto eliminatore që kemi me skuadra si Skocia dhe Lihtenshtejni. Pavarësisht se skuadra siç është Skocia, është shumë e fortë. Vijmë në këto ndeshje pas eliminatoreve të kaluara, ku për dy gola nuk mundëm të kualifikohemi. I

gjithë grupi është i mirëorganizuar, pavarësisht se kemi shumë vajza të reja, të cilat janë shumë premtuese dhe pretendojmë të marrim më të mirën e mundshme si të vajzave të reja, ashtu edhe vajzave të datëlindjes 2004-2005. Kemi tre vajza të dëmtuara të grupit, të cilat kanë qenë pjesë e grupit të kaluar, të cilat shpresojmë që të rikuperohen dhe të jenë të gatshme për skuadrën e ekipit të parë” – thotë trajneri Krepi, i cili vlerëson edhe vajzat që ka në dispozicion në këtë grumbullim, si edhe punën e mirë që është bërë nga Sektori i futbollit të vajzave në FSHF në zbulimin e talenteve të reja.

“Ne skuadrën e përgatisim që të marrim 6 pikë, pavarësisht rivalëve. I kemi dhënë mundësinë edhe një vajze që ka ardhur nga Amerika, e cila është datëlindje 2005, ku normalisht nga seanca në seancë do të krijojmë një konkluzion për të, për të shikuar se sa e gatshme është për t’i shërbyer skuadrës. Gjithsesi, dua të ndalem edhe te puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Futbollit të Vajzave në Shqipëri dhe janë disa vajza shumë premtuese si Klesta Ago, Xhesika Ago, të cilat me të vërtetë na bëjnë që edhe ne si staf i ekipit kombëtar U-19 ta quajmë të suksesshëm këtë grumbullim, pasi janë lojtare shumë premtuese” – tha trajneri Krepi për fshf.org.

Ndeshjet e këtij grupi do të luhen të gjitha në Shqipëri, në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë. Takimi i parë i Shqipërisë do të jetë ai ndaj Skocisë më 5 prill, në ora 11:30, ndërsa përballja e dytë ndaj Lihtenshtejnit do të zhvillohet në po të njëjtën orë më 11 prill, në stadiumin ‘Air Albania’. Sakaq, edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, Skoci – Lihtenshtejn do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30.

Etiketa: krepivajzat u19

Lajme të lidhura

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Para
Veliaj i jep Zotos 600 mijë euro brenda ditës, SPAK mbyll sytë

Veliaj i jep Zotos 600 mijë euro brenda ditës, SPAK mbyll sytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com