GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EUROPOL: 110 drejtues policie sundojnë në 20 vite, duke u ndërruar..

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EUROPOL: 110 drejtues policie sundojnë në 20 vite, duke u ndërruar..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tetor 2020, FBI e EUROPOL reaguan ashpër kundër vendimit të ish- ministrit Bledar Çuçi dhe drejtorit Muhamet Rrumbullaku për bllokimin e gradave të 200 drejtuesve të rinj, ndërsa në fillim të nëntorit 2023, reaguan kundër bllokimit të vettingut për 380 drejtuesit e policisë, mbasi të dy vendimet nuk lejojnë largimin e drejtuesve të inkriminuar.

Një raport i EUROPOL, i hartuar në kuadër të procesit për reformimin e kupolës së policisë shqiptare në nivelin e mesëm e të lartë drejtues, ka bërë evident një fakt të rëndë, lidhur me rinovimin e strukturës që drejton sektorët bazë të policisë.

Në raport, thuhet se gjatë 20 viteve të fundit, policia shqiptare drejtohet nga të njëjtët persona; të cilët kanë marrë grada të larta nëpërmjet njeri-tjetrit dhe kanë krijuar lidhje të forta, e “de facto” janë bërë një grup sundimtarësh në drejtimin e strukturave policore nga qendra në bazë.

Sipas evidentimit që ka bërë Zyra e EUROPOL e vendosur në Drejtorinë e Policisë dhe në Ministrinë Brendshme, rezulton se qysh prej vitit 2003, në polici janë 110 persona, që drejtorët, ministrat dhe kryeministrat, i qarkullojë  nëpër poste duke u ndërruar vendet e detyrat.

Pra, në postet drejtor i përgjithshëm, drejtorë departamentesh në qendër, drejtorë policie qarqesh, shefa komisariati, drejtues strukturash speciale e kufiri, janë të njëjtët persona, të cilët i marrin postet njeri-tjetrit, madje 34 sundojnë qysh prej vitit 1992.

Edhe pse ata lirohen nga një detyrë për korrupsion, paaftësi, dështim e lejim situatash të rënda krimi në sektorët dhe zonat ku drejtojnë, çuditërisht nuk u bëhet analizë pune dhe nuk ulën në gradë, nuk shkarkohen e nuk përjashtohen, por dërgohen në detyra të tjera të larta.

Në raportin e EUROPOL, evidentohen dy fakte skandaloze: nga grupi i 110 sundimtarëve të policisë, 40 prej tyre kanë marrë nga 2-3 herë të njëjtat detyra, në të njëjtët poste drejtuese e të njëjtat sektorë në drejtorinë e përgjithshme, në drejtoritë e qarqeve, komisariate e strukturat speciale, ndërsa 29 prej tyre janë emëruar nga 3-4 herë drejtorë policie e shefa në të njëjtat zona.

Ky rrjet drejtuesish sundimtarë të përjetshëm, është vërtetuar në shumë raste e me fakt, që jo vetëm janë të paaftë e të dështuar, por sipas raporteve të partnerëve dhe të dhënave të operacionit “Metamorfoza”, janë të përfshirë në aktivitetet e grupeve  kriminale.

Në tetor 2020, FBI e EUROPOL reaguan ashpër kundër vendimit të ish-ministrit Bledar Çuçi e drejtorit Rrumbullaku, për bllokimin e gradave të 250 drejtuesve të rinj, qëllimisht për të mos krijuar elitën e re drejtuese në polici, për të mbajtur sundimtarët e vjetër e të kriminalizuar.

Ndërsa në fillim të muajit nëntor 2023, EUROPOL e FBI, reaguan kundër vendimit për bllokimin e vettingut të 380 drejtuesve të policisë, duke bllokuar procesin e pastrimit të pjesës së paaftë, të korruptuar e inkriminuar.

Edhe Ligji për Policinë e Shtetit dhe Rregullorja e Brendshme, nuk përcakton qarkullim me ndërrim postesh e vendesh, por rinovim të drejtuesve, sidomos largim e zëvendësim, të atyre që nuk kanë rezultate dhe cenojnë misionin e shërbimit policor.

Këtë operacion pastrimi në kupolën e policisë, partnerët europianë e amerikanë, ia kanë kërkuar ministrit Taulant Balla si proces urgjent, por edhe drejtorit Muhamet Rrumbullaku ia lanë detyrë gjatë takimeve që bëri në SHBA në mesin e muajit tetor 2023./ Pamfleti

Etiketa: drejtuesit e PoliciseEUROPOLKryesore1raporti

Lajme të lidhura

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë-Himarë pa masa sigurie, rrezik për qytetarët dhe turistët
Aktualitet

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë-Himarë pa masa sigurie, rrezik për qytetarët dhe turistët

17:29 - 28/07/26
U përplas nga kamioni brenda Portit të Durrësit, ndërron jetë shtetasi nga Kosova
Aktualitet

U përplas nga kamioni brenda Portit të Durrësit, ndërron jetë shtetasi nga Kosova

17:13 - 28/07/26
Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

16:55 - 28/07/26
Para
Lirohet nga burgu reperi iranian, mbështeti protestat antiqeveritare

Lirohet nga burgu reperi iranian, mbështeti protestat antiqeveritare

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026-2027
Sport

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026-2027

17:38 - 28/07/26

Drejtuesit e arbitrimit të 55 federatave kombëtare europiane u mblodhën në një takim të organizuar nga UEFA për të dakordësuar...

Lexo më shumë
Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë-Himarë pa masa sigurie, rrezik për qytetarët dhe turistët

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë-Himarë pa masa sigurie, rrezik për qytetarët dhe turistët

17:29 - 28/07/26
U përplas nga kamioni brenda Portit të Durrësit, ndërron jetë shtetasi nga Kosova

U përplas nga kamioni brenda Portit të Durrësit, ndërron jetë shtetasi nga Kosova

17:13 - 28/07/26
Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

16:55 - 28/07/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar të Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar të Fatime Kryemadhit

16:44 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com