GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Europol do të fshijë çdo të dhënë që nuk lidhet me krimet

08:25 - 11/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Europol godet grupet kriminale që shpërndanin ilaçe kontrabandë, 544 arrestime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Bashkimit Evropian për krim (Europol) është urdhëruar nga një institucion i BE-së për mbrojtjen e të dhënave, që të fshijë informacionet e lidhura me personat që dëshmohet se nuk kanë lidhje me krime.

Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave tha më 10 janar se Europol është njoftuar me këtë vendim më 3 janar, pas një hetimi që kishte nisur në vitin 2019. Si pjesë e këtij hetimi, ky mbikëqyrës e kishte qortuar Europolin dy vjet më parë “për ruajtjen e vazhdueshme” të të dhënave të shumta “që përbëjnë rrezik për të drejtat themelore të individëve”.

Po ashtu u tha se Europoli që atëherë ka ndërmarrë disa masa, por nuk ka plotësuar kërkesën që të vendosë një afat të përshtatshëm kohor për ruajtjen e të dhënave. “Kjo nënkupton që Europoli po i mbante këto të dhëna më gjatë sesa ishte e nevojshme”, tha Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ky institucion tha se vendosi një periudhë gjashtëmujore për vlerësimin e grupeve të reja të të dhënave për të përcaktuar nëse ato të dhëna duhet të ruhen. “Një periudhë gjashtëmujore për analiza paraprake dhe filtrimin e grupeve të mëdha të të dhënave do t’i mundësonte Europolit që të përmbushë kërkesat operacioneve të shteteve anëtare të BE-së që mbështeten në ndihmën teknike dhe analitike nga Europoli, duke minimizuar rreziqet për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, tha Ëojciech Ëieëioroëski, mbikëqyrës në institucionin për mbrojtjen e të dhënave. Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave nuk tregoi se sa të dhëna aktualisht ruhen nga Europoli./Rel

Etiketa: EUROPOLte dhena

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Ikin reshjet, rikthehet i ftohti! Moti për ditën e sotme

Ikin reshjet, rikthehet i ftohti! Moti për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com