GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike).

Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15%.

Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.

Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe për shkak të pasojave të COVID, që rriti ndjeshëm vdekshmërinë në vend,

Rekordin në Europë për tkurrjen e popullsisë nga fillim vitet 1990 e mban Bulgaria, me -21.1, e ndjekur nga Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9).

Popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11%, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4% për të njëjtën periudhë.

Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3%, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censin e popullsisë dhe numrin real të saj.

Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është reduktuar me 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.

Tendenca e Europës

Sipas Eurostat, për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milion në 1960 në 446.8 milion më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit. gjatë viteve 1960.

Pasi në vitin 2020 popullsia ra për herë të parë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e BE-së u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446,8 më 1 janar 2022. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindjet) tejkaluan migracionin pozitiv neto për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë. Në BE, ka pasur 531 000 vdekje më shumë në 2020 se në 2019 për t’u krahasuar me 113 000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020./MONITOR

Etiketa: BEPopullsi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Katër ushqime që forcojnë kujtesën

Katër ushqime që forcojnë kujtesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com