GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Evakuimi i qytetarëve shqiptarë në Izrael, Ambasadorja Meri Kumbe: Nga nesër do të nisin fluturimet!

në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Evakuimi i qytetarëve shqiptarë në Izrael, Ambasadorja Meri Kumbe: Nga nesër do të nisin fluturimet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka dhënë detaje të reja mbi situatën e tensionuar në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, znj.Kumbe  u shpreh se nga nesër pritet të nisin fluturimet jokomerciale për evakuimin e qytetarëve të huaj, përfshirë shqiptarët.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael  ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe strukturat e tjera shtetërore, falë të cilit pesë qytetarët shqiptarë janë larguar tashmë të sigurt drejt Egjiptit.

Ndërkohë, sipas znj. Kumbe gjendja e emergjencës në Izrael vijon të jetë në fuqi dhe emigrantët shqiptarë që ndodhen ende atje mbahen në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën.

Intervista e plotë:

Cilat janë të rejat më të fundit? Cilat janë lajmet më të rëndësishme në gjithë Izraelin?

Kumbe: Pesë qytetarët shqiptarë, të cilët ndodheshin rastësisht në Tel Aviv dhe që kërkuan evakuim dhe ndihmën e ambasadës, janë larguar të sigurt, siç e ka raportuar edhe ministri Hasani. Ka qenë një përpjekje falë një bashkëpunimi shumë të mirë me të gjithë miqtë dhe partnerët, si dhe një sërë strukturash të shtetit shqiptar, siç është Ministria e Punëve të Jashtme dhe dy ambasadat në Tel Aviv dhe Kajro. Është shumë e rëndësishme të jemi bashkë dhe të mundësojmë për njëri-tjetrin momente të sigurta dhe të jemi pranë njëri-tjetrit. Dhe mendoj se Ministria e Punëve të Jashtme ja ka dalë më së miri. Gjatë momentit që kishim rrugës drejt Egjiptit, qytetarët shqiptarë, rreth orës 11:00 paradite, patëm alarmin e parë me raketa balistike kundrejt Izraelit. Qytetarët tanë ishin duke udhëtuar drejt kufirit të Egjiptit. Ishte një moment që patëm merak, por kaloi mirë. Sulmi i dytë ishte pasdite, rreth orës 15:30-16:00. Vazhdon të jetë gjendja e emergjencës. Do të jetë në fuqi deri më 30 qershor. Punët vazhdojnë të mbyllura, shkollat po ashtu. Pra, njerëzit nuk zhvillojnë aktivitetin e tyre normal, përjashtim bëjnë vetëm supermarketet, farmacitë dhe furrat e bukës. Ka tensione, ka agoni.

Është dita e 5 e luftës. Ambasada shqiptare, pra ju qëndroni në zyrë apo zhvendoseni në kohën e alarmit?

Kumbe: Ne nuk i kemi hapur zyrat. I jemi bindur urdhrit të ushtrisë izraelite për të mos dalë nga shtëpitë në raste të panevojshme. Jemi duke ofruar shërbimet tona nga banesat, ku kemi dhe dhomën e sigurisë brenda banesës. Kjo ka vlejtur edhe për të gjithë trupin diplomatik. E kemi hapur zyrën shumë pak, vetëm kur kemi marrë mjetet ose kur kemi firmosur dokumentet. Por ka qenë shumë pak, më pak se një orë. Ndërkohë që komunikimi me qytetarët është mbajtur nga telefonat dhe kryesisht në WhatsApp dhe patjetër email.

Pesë qytetarë nga Shqipëria duken shumë pak. Janë vetëm këta që kanë dashur të kthehen në Shqipëri? A ka të tjerë aty që duan të lëvizin?

Kumbe: Fatmirësisht numri i turistëve ishte shumë i ulët këtë herë, ishin vetëm pesë persona. Pjesa tjetër që kanë kontaktuar ambasadën janë banorë permanentë të Izraelit. Jemi kontaktuar krejtësisht në aspektin njerëzor dhe nëse kemi pasur nevojë për ndihmë. Një pjesë tjetër e qytetarëve shqiptarë që janë emigrantë në Izrael, është edhe ai një numër shumë i vogël, nuk kërkuan evakuim. Kanë zgjedhur të presin edhe pak ditë për të parë se si do të zhvillohet situata. Ajo që kanë kërkuar nga ambasada ka qenë t’i njoftojmë për të gjitha opsionet që herë pas here do të krijohen për t’u larguar nga vendi. Deri më tani, aeroporti ka qenë i mbyllur dhe portet detare po ashtu. Nga nesër ka njoftime që do të fillojnë fluturime jokomerciale, por për të evakuuar turistët izraelitë që janë jashtë në vendet e ndryshme të botës. Janë një numër shumë i lartë personash që janë larguar nga Izraeli për arsye turistike dhe që presin të rikthehen në vendin e tyre. Po punohet që avionët që do të shkojnë dhe do të vijnë për të sjellë qytetarët izraelitë, të përdoren si kanal për të evakuuar edhe qytetarë të huaj, turistë që ndodhen në Izrael. Deri më tani, evakuimet janë bërë vetëm përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

Etiketa: Kryesore1Meri Kumbe

Lajme të lidhura

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Para
Ministria: Zjarri në malin e Krastës në Elbasan vihet nën kontroll

Ministria: Zjarri në malin e Krastës në Elbasan vihet nën kontroll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij
Uncategorized

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dje në pallatin Elsyee....

Lexo më shumë
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

13:45 - 23/06/26
“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

13:20 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş