GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Evi Kokalari: Shqipëria, vatër e eksperimentit të Soros për 30 vjet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Evi Kokalari: Shqipëria, vatër e eksperimentit të Soros për 30 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të prezantuar lëvizjen e saj të re konservatore, e cila pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kokalari foli edhe për George Soros dhe influencën e tij, për të cilën tha se ka qenë negative, duke e quajtur interesin e filantropit në Shqipëri, si “një eksperimet mbi 30 vjeçar”.

Pjesë nga biseda në studio:

Evi Kokalari: Cfarë më pëlqen mua te Orban? Ka shpallur non-grata Sorosin në Hungari. Ka hequr FMN-në.

Ylli Rakipi: Evi, edhe ti e beson që Soros ka kaq influence negative për botën dhe Amerikën?

Evi Kokalari: Are your serious? Seriozisht e ke me këtë pyetje? Për këtë janë zgjuar gjithë amerikanët. Po më bën këtë pyetje? Që Shqipëria ka qenë vatra e eksperimentit të Sorosit për 30 e ca vjet, që pa u ndryshuar regjimi komunist, Sorosi priste nga Serbia që të ndryshonte regjimi.

Ylli Rakipi: Sorosi erdhi këtu dhe filloi të merrej me punët e veta. Sorosi kur erdhi në fillim nuk ishte armik me Saliun, ishte një njeri i dëshiruar për Saliun. Tani e kanë shpallur armik një pjesë e madhe, pasi janë bërë autoritarë.

Evi Kokalari: Jo je gabim këtu.

Neritan Sejamini: Në fillim fare Soros ishte filantropist i cili në Evropën Lindore që doli e rrënuar nga komunizmi, ofroi bursa, ofroi mbështetje. Duhet thënë që një pjesë e kësaj mbështetje i vajti ish elitës komuniste, pra një nga qëllimet e tij ishte që kjo elitë komuniste të konvertohej. Në shumë vende të Evropës Lindore pati një ndikim shumë të madh sepse ndihmoi të rinjtë të shkollohen.

Por problemi i Soros është që në dekadat e fundit, gjithmonë roli i tij dhe ndërhyrja e tij përmes lobimeve, financimeve, ka ardhur duke u rritur. Sot që flasim është donatori numër një në Amerikë, 700 milionë dollarë financon fushatat në SHBA të demokratëve, madje atyre të ekstremit të majtë.

Personi i dytë që jep donacione, është sa një e katërta e Soros, pra ndikimi i tij në politikë është i jashtëzakonshëm. Tani, SHBA ka rregulla të tjera loje, lobimi dhe donacionet bëhen në mënyrë transparente. Ndërsa ndikimi i Soros në vende të tjera, ku nuk janë këto rregulla dhe nuk ka institucione të konsoliduara, është një rol që zhvillohet jashtë syve të publikut dhe pastaj lindin ekzagjërime sa të duash. Por, Sorosi është një person që ka patur një vizion të caktuar mbi Evropën Lindore dhe është munduar që përmes financimeve të tij, reformat që janë bërë të përputhen me vizionin e tij. Përshembull, ai do të mos ketë kufij fare, ndaj mbështet Ballkanin e Hapur.

Soros është për reformën e sistemit kriminal, mos të ketë dënime të ashpra për krimet e vogla.

Ne dimë një fakt përshembull, që Sorosi është një nga mbështetësit kryesorë të zotit Rama dhe Soros i garanton akses te disa nga njerëzit më të fuqishëm të botës, disa nga rrjetet me influencë në të gjithë botën. Anthony Blinken është një person që ka lidhje të ngushta me Soros. Por, a kemi humbur zgjedhjet prej Soros? A është Shqipëria kështu prej Soros? Kjo është çështje tjetër.

Etiketa: Evi KokalariKryesore1

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Aksidenti pranë TEG, policia: Ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident pranë TEG-ut, lëndohen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com