GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

EXCLUSIVE/ Fatimja nga Babrruja fiton 23 mln USD nga tenderat: Kush fshihet pas saj?

13:18 - 03/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
EXCLUSIVE/ Fatimja nga Babrruja fiton 23 mln USD nga tenderat: Kush fshihet pas saj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatime Pali, lindur në Lishan të Dibrës dhe banuese në Babrru të Tiranës, është një nga emrat më të panjohur për publikun, por një nga “ujkonjat” e tenderëve nëpër bashki. Kompania në pronësi 100% të saj, Sireta 2F ka fituar jo pak, por rreth 10 milionë USD nga prokurimet publike gjatë tetë viteve të fundit, si garuese e vetme dhe rreth 13 milionë USD në bashkëpunim me kompani të tjera, ndërkohë që historia me prapaskenat dhe dyshimet për korrupsion nisin shumë vite më parë.

Kompania Sireta 2F rezulton se veprimtarinë e saj e ka shtrirë në fushën e ndërtimit, importit dhe eksportit të mallrave ushqimore, makinerive, autoveturave e deri tek lavanderitë dhe dezinfektimi. Por, jo më kot, pasi ajo rezulton se është kompania me fitime kolosale nga tenderët e bashkive, ku gjatë viteve të fundit ka arritur të fitojë rreth 10 milionë USD, ose 1.12 miliardë lekë të reja nga 9 bashki.

Konkretisht, kjo kompani në pronësi të Fatime Palit ka fituar 33 kontrata publike, ku 14 prej tyre i ka fituar në Bashkinë Kamëz, ku ka edhe influencën më të lartë, dhe 8 në Bashkinë e Tiranës.

Por, kjo nuk është vlera e vetme që kjo kompani ka fituar nga bashkitë, pasi në bashkëpunim me kompani të tjera, ka arritur të marrë nga fondet publike edhe 13 milionë USD të tjera.

Kush fshihet pas kësaj kompanie?

Por duke parë këto vlera marramendëse që ka fituar kjo kompani, pyetja që lind vetvetiu është se kush fshihet pas saj. Kompania në fjalë ka nisur aktivitetin e saj që në vitin 2004, por që ka pasur një tjetër aksioner. Aksioneri i vetëm i kompanisë rezulton se ka qenë Fiqiri Pali, i cili është bashkëshorti i Fatime Palit. Por, më datë 15 maj të vitit 2008, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, Fiqiri Pali i ka shitur 100% të kuotave me vlerë 100 mijë lekë të reja bashkëshortes Fatime Pali. Pra, kjo kompani që xhiron miliarda lekë është shitur vetëm për 100 mijë lekë.

Të dhënat nga regjistri i gjendjes civile që vërteton se Fiqiri Pali dhe Fatime Pali janë burrë e grua

Megjithatë, shitja fsheh diçka tjetër nga pas, pasi Fiqiri Pali nga Peshkopia është një personazh i akuzuar për korrupsion në Shqipëri. Pali u arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarka, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë. Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë pasi u dënua, Fiqiri Pali bëri manovrën e zakonshme për të shpëtuar kompaninë nga sekuestrimi, duke ia shitur atë bashkëshortes për 100 mijë lekë. Edhe pse në atë kohë, ekzistonte Prokuroria për Krimet e Rënda, kjo kompani vijoi aktivitetin e tij dhe nuk u mor asnjë masë. Kjo kompani vihet re se ka vijuar aktivitetin me çdo qeveri, qoftë qendrore apo lokale, e majtë apo e djathtë, duke ngritur dyshime të forta se gjuhën e mirëkuptimit nuk e ka gjetur Fatmija, por bashkëshorti i saj. Gijotina.com

Etiketa: Abuzimi me tenderatGIJOTINAkryesore2

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Goditet grupi i hackerave, vidhnin llogaritë e bizneseve nga celulari

Goditet grupi i hackerave, vidhnin llogaritë e bizneseve nga celulari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com