GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Exit Pollet zbulojnë kush pritet të zgjidhet president i Koresë së Jugut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Exit Pollet zbulojnë kush pritet të zgjidhet president i Koresë së Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Exit Pollet në Korenë e Jugut kanë parashikuar fitoren e Lee Jae-myung në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale. Procesi u organizua në një periudhe të shkurtër pas gjendjes së jashtëzakonshme që shpalli presidenti, tashmë i shkarkuar, Yoon Suk Yeol.

Sipas transmetuesit MBN, Lee, i cili është kandidati i Partisë Demokratike, kryeson me 49.2% të votave, përpara rivalit të tij konservator, Kim Moon-soo, i cili mblodhi 41.7%. Një Exit Poll i përbashkët nga tre media të tjera i jep Lee-së 51.7% të votave, ndërsa Kim rezulton me 39.3%.

Lee, 61 vjeç, ish-avokat i të drejtave të njeriut, ka tentuar dy herë më parë të hyjë në presidencë. Ai përfitoi nga vala e zemërimit publik që pasoi nga shpallja e papritur të gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor. Ky veprim u anulua brenda pak orësh, por shkaktoi një nga krizat më të mëdha politike në dekada.

Vendi përballet gjithashtu me sfida të mëdha si rënia ekonomike, pabarazia e të ardhurave dhe pasiguritë për angazhimin e SHBA-ve në mbrojtjen e Koresë, sidomos nën presidencën e Donald Trump.

Ndërkohë, rivali i tij Kim nuk arriti të fitojë mbështetjen e votuesve të moderuar, teksa partia e tij “Fuqia e Popullit” mbeti e ndarë për trashëgiminë politike të Yoon-it.

Lee Jae-myung

Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, duke arritur në 77.8% një orë para mbylljes së qendrave të votimit, sipas Komisionit Kombëtar Zgjedhor.

Zgjedhjet në Korenë e Jugut u zhvilluan pasi Gjykata Kushtetuese konfirmoi shkarkimin e Yoon-it në fillim të prillit dhe për shumë qytetarë ky proces është parë si dëshmi e “shëndetit” demokratik të vendit.

Në një mesazh në Facebook, Lee u shpreh se votimet ishin një mundësi për të “shpëtuar Korenë e Jugut, e cila ndodhet në krizë për shkak të etjes për pushtet të elitës politike”.

Megjithatë, polarizimi politik që shpërtheu gjatë mandatit të Yoon-it pritet ta ndjekë Lee-në edhe gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, i cili nis pa periudhë tranzicioni dymujor, siç ndodh zakonisht.

Lee do të përballet me sfida të mëdha: një ekonomi në ngadalësim, tensione tregtare me SHBA-të dhe kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut. Ai ka premtuar rikthimin e dialogut me Penianin, ndonëse ka pranuar se do të jetë e vështirë të rifillojnë samitet me Kim Jong-un në një kohë të afërt.

Ndërkohë, Lee mbetet gjithashtu një figurë përçarëse në politikën koreane. Ai po përballet me disa procese gjyqësore për korrupsion dhe akuza të lidhura me një skandal të zhvillimit të pronave. Lee i ka mohuar ato, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Etiketa: Kore e JugutLee Jae-myung

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
EUROPOL arreston 796 persona, operacion në 26 vende, mes tyre edhe Shqipëria

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com