GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

F1/ “Çfarë k**in bëhet!” Pierre Gasly shpërthen në të shara në mes të pistës

10:44 - 09/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
F1/ “Çfarë k**in bëhet!” Pierre Gasly shpërthen në të shara në mes të pistës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Suzuka, tetë vjet pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën Jules Bianchi, gabimi përsëritet. Nën regjimin e Safety Car, për flamurin e kuq të aksidentit të Sainz, dy traktorë hynë në pistë. Një incident që në xhiron e parë në Japoni, që trembi pilotët që po lëviznin me ritëm të përmbajtur.

Me rrezikun e ‘aquaplaning’, prania e dy mjeteve në pistë është një gabim flagrant. Gasly, që i gjeti traktorët në pistë, në trajektoren e tij, është tërbuar fare.

I rikthyer në box-e pas flamurit të kuq, piloti francez i Alpha Taurit u shfaq dukshëm i nervozuar për atë që ndodhi pikërisht në pistën që i shkaktoi aksidentin fatal Jules Bianchi. Edhe Max Verstappen, i cili ndoqi Safety në pistë, u befasua nga traktorët, madje holandezi u detyrua të dilte në bar pasi vuri re praninë e mjeteve.
Pierre Gasly, duke folur me ekipin në radio me Alpha Tauri, ishte dukshëm i zemëruar me atë që ndodhi: “Djema, çfarë k**in bëhet? Çfarë është ai traktor? Çfarë po bën një traktor në pistë? I kalova pranë! Kjo është e papranueshme! E mbani mend çfarë ndodhi. Nuk mund ta besoj.”

Edhe Lando Norris, i kthyer në box, u fokusua te traktorët në pistë: “Çfarë dreqin ndodhi? Ne humbëm një jetë në këtë situatë vite më parë. Ne rrezikojmë jetën tonë, veçanërisht në kushte si këto. Ne duam të garojmë. Por kështu… e papranueshme”.

I ashpër ishte dhe Sergio Perez: “Si mund ta bëjmë të qartë se nuk duam të shohim kurrë një vinç në pistë? Ne humbëm Jules për shkak të atij gabimi. Ajo që ndodhi sot është krejtësisht e papranueshme! Shpresoj që kjo të jetë e fundit herë që shoh një vinç në pistë!”.

FIA, pas asaj që ndodhi në pistë, lëshoi një deklaratë ku shpjegonte dinamikën e saktë të ngjarjeve dhe “fajësonte” Gasly: “Në lidhje me rikuperimin e aksidentit në xhiron e tretë, makina e sigurisë ishte vendosur dhe gara ishte neutralizuar. Makina 10 (Gasly), e cila kishte marrë dëmtime dhe kishte përfunduar në box-e pas makinës së sigurisë, më pas po lëvizte me shpejtësi të lartë për të kapur grupin. Ndërsa kushtet u përkeqësuan, flamuri i kuq u shfaq përpara se makina 10 të kalonte vendin e përplasjes ku ishte dëmtuar në xhiron e mëparshme.”

Etiketa: formula 1gareofendimepistatraktore

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Primaret për zgjedhjet lokale, Berisha: Procesi të mbyllet brenda këtij muaji

Primaret për zgjedhjet lokale, Berisha: Procesi të mbyllet brenda këtij muaji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com