GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fabrika ruse përdor të miturit për montimin e dronëve ‘vetëvrasës’

10:13 - 19/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fabrika ruse përdor të miturit për montimin e dronëve ‘vetëvrasës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shkollë politeknike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, po përdor objektet prodhuese që janë pjesë e një zone të posaçme ekonomike, për të montuar dronët sulmues iranianë.

Kjo shkollë, gjithnjë e më shumë po përdor si punëtorë studentët e mitur, shumica e të cilëve po punojnë në kushte të rënda.

Zbulimet lidhur me atë se çfarë po ndodh në Universitetin Politeknik Alabuga ngrenë implikime shqetësuese se sa larg po shkojnë autoritetet ruse në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e luftës dhe si armatimi i avancuar iranian – që gjithnjë e më shumë po përdoret për të bombarduar qytetet ukrainase dhe vetëm së fundmi ka nisur që të prodhohet brenda Rusisë – mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rritjen e viktimave në mesin e civilëve.

Përdorimi i të miturve si punëtorë në fabrikën e dronëve dhe detajet për ndërtesat e prodhimit fillimisht u raportuan nga dy media të pavarura ruse, Protokol dhe Razvorot, që kanë publikuar një seri hulumtimesh gjatë muajit korrik.

Shkolla u ofron studentëve – të cilët shpesh janë nga mosha 15 deri në 18 vjeç – mundësi për të mësuar zanat si pjesë e një programi dual që kombinon mësimet në klasë me përvojën praktike të punës. Studentëve po ashtu u është premtuar mundësi për të punuar dhe për të fituar një pagë konkurruese deri në 700 dollarë në muaj, si pjesë e programit për praktikë, që mund të çojë në rritjen e tyre në karrierë.

Studentët montojnë dronët dhe puna është me më shumë prioritet sesa studimet e tyre.

Deri më tani, Irani i ka ofruar Rusisë kryesisht dronë “vetëvrasës”, që njihen me emrin Shahed-136. Këta dronë janë të aftë të bartin një sasi modeste të eksplozivëve që mund të shpërthejnë kur fluturakja përplaset me cakun, kanë thënë ekspertët ushtarakë.

Me nisjen e montimit të dronëve brenda vendit, Rusia mund të rrisë në mënyrë dramatike stokun e saj të sistemeve të armëve relativisht të lira, por shumë shkatërruese.

 

 

Etiketa: droneRusite mitur

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Ndryshimi drastik, Post Malone zbulon sekretin se si humbi 25 kg

Ndryshimi drastik, Post Malone zbulon sekretin se si humbi 25 kg

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26

Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh. Në vend që paratë t’i kthejnë në...

Lexo më shumë
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com