GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?

07:55 - 07/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në  Ukrainë. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Armin Papperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë “premtuese” dhe se shpreson që një vendim do të merret së shpejti, “në dy muajt e ardhshëm.”

“Fabrika e Rheinmetall mund të ndërtohet në Ukrainë me kosto prej rreth 200 milionë euro”, tha Papperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë “do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 400 tanke të tipit Panter në vit”.

Kreu i Rheinmetall është i bindur se fabrika në Ukrainë mund të mbrohet edhe nga sulmet ajrore ruse, sepse një fabrikë e tillë mund të jetë edhe objektiv i sulmeve ruse me raketa.

Papperger pretendon se aleatët e Kievit aktualisht po dërgojnë armë të mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën. Por kjo sasi armësh nuk është e mjaftueshme që Ukraina të rimarrë territoret e saj të okupuara nga Rusia. Sipas tij, Ukrainës i duhen nga 600 deri në 800 tanke për të fituar luftën. Edhe nëse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do t’i jepte Kievit të gjitha 300 tanket që ka në dispozicion, nuk do të mjaftonte për të fituar këtë luftë, vlerësoi Paperger dhe shtoi se koncerni Rheinmetall është duke punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat.

“Lufta ka të ngjarë të zgjasë me vite”, theksoi Papperger.

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaoi së fundi se Berlini vazhdon të zgjerojë ndihmën e tij ushtarake për Kievin. Si shembull, ai përmendi vendimin për të furnizuar Ukrainën me mjete luftarake të këmbësorisë Marder, me tanket luftarake Leopard 1 dhe Leopard 2, si dhe me pajisje të tjera të domosdoshme për luftë.

Aktualisht, ushtarët ukrainas po vazhdojnë stërvitjen për përdorimin e tankut “Leopard 2”. Berlini do të dërgojë gjithsej 18 tanke të tilla në Kiev. Siç është raportuar më parë, shuma e ndihmës që Gjermania i ka ofruar ose i ka garantuar Ukrainës, që nga shkurti i vitit 2022, është mbi 14 miliardë euro. /DW

 

Etiketa: fabriketankeUkraine

Lajme të lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Para
Tetë persona i zënë pritë dy shqiptarëve në Greqi, një i plagosur

Sherr mes të miturve në Pogradec, njëri përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com