GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pakënaqësitë për reformën territoriale po shfaqen edhe brenda Partisë Socialiste.

Pas kritikave të Erion Braçes, deputeti Fadil Nasufi ka kundërshtuar bashkimin e Dimalit dhe Poliçanit me Beratin, por ka deklaruar se do ta votojë draftin.

Qëndrimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar, paralajmëroi se kush voton kundër, më mirë të largohet.

Pas Erion Braçes, një tjetër deputet socialist ka dalë publikisht me kritika ndaj hartës së re territoriale.

Deputeti i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është konceptuar ndarja e re administrative, veçanërisht për bashkimin e bashkive Dimal dhe Poliçan me Beratin.

Por, ndryshe nga Braçe, Nasufi ka bërë të qartë se kritikat e tij nuk do të përkthehen në votë kundër.

Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se do ta mbështesë draftin, megjithëse pranoi se vendimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e banorëve që përfaqëson.

“Unë si deputet i qarkut Berat i kam ndjekur reagimet, refuzimet dhe argumentet kundërshtuese të bashkisë Dimal e Poliçan që i bashkohen Beratit. Realisht prisja një hartë territoriale që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose ish-rretheve. Jam i dakordësuar me banorët e Dimalit”, deklaroi Nasufi.

Deputeti socialist ngriti pikëpyetje mbi kriteret e përdorura për bashkimin e bashkive, duke përmendur edhe njësi të tjera vendore që, sipas tij, kanë karakteristika të ngjashme me Dimalin.

“Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj. Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative”, tha ai.

Deklarata e Nasufit vjen në një moment kur reforma territoriale ka nxjerrë në pah pakënaqësi edhe në radhët e mazhorancës.

Kritikat e tij pasojnë ato të Erion Braçes, por mes dy deputetëve ka një dallim në qëndrimin ndaj votimit: Nasufi ka zgjedhur të shprehë rezervat e tij publikisht, pa e kundërshtuar draftin me votë.

Zhvillimet marrin një tjetër peshë pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist, ku kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë deputetëve se kush nuk është dakord të votojë reformën, më mirë të largohet.

Etiketa: Eriom BraçeFadil NasufiRamareforma territoriale

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Para
Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com