GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Fajësim universal si fantazmë mbi kokat e asambleistëve

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Parellinj vendas blejnë partitë politike dhe partitë politike blejnë vota!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Më bëri përshtypje foljet ishin zgjedhuar në njëjësin e vetes së tretë. Nuk kishte : Ti je hajdut! Por, ai i korruptuari, ta dijë mirë…

Ajo që më bëri shumë, po shumë, përshtypje, nga asambleja e PS ishte se referuesi kryesor fajësonte pa emër këdo, shigjetonte në përgjithësi të gjithë pjesëmarrësit, prodhonte, sic do thoshte Jaspersi, një fajësi universale, shigjetonte si vjedhës, grabitës, të mundshëm cdokënd në atë sallë.

Të gjithë ishin njëherësh edhe të abuzuar nga vjedhësit e korruptuar, por edhe probabilisht vetë vjedhës. Pra, ishin dhe popull dhe armiq të popullit.

U modelua një profil vjedhësi që qarkullonte mbi kokat e asambleistëve në sallë, si një shpirt që kërkonte trupin për t’u inkorporuar.

Të gjithë fajtorë të mundshem. Askush nuk guxoi të thoshte: Me kë e keni zotëri? A thua se gjithkush ndihej fajtor.

A thua se kompleksi i fajit rëndon kolektivisht, dihet që nga kompleksi i kastrimut, tredhjes. Jetojmë me ndjenjë faji-zbuloi Frojdi. Mbi këtë vetëfajësim mbivendoset ligjërimi fajësues universal i babait.

Sikurse ka zbuluar Hannah Arendt kjo lloj fajësie universale që prek gjithkënd, shuan dallimin midis viktimës dhe prokurorit. Sikurse thoshte bëhet një diktaturë e vetvetes kundër vetvetes, që krijon paradoks logjik dhe politik.

Shihja fytyra asambleistësh! Disa sikur thoshin:

Ku e di ky se edhe unë kam ngjyer dorën?

Tjetra: o Zot mos e ka për mua?

Tjetra: Si të bëj të mbaj një pafajësi në fytyrë?

Tjetri: A do të më cojë në SPAK.

E bukura ishte se ata të dyshuarit konkretë kishin ikur nga rreshtat e parë. Rrinin si Kadriu në mbledhjen e plenumit, sa më në fund. Rreshtat e parë boshatisur sikur gjithkush fshihej pas tjetrit.

Edhe ministret në dilemë zhdukur nga rreshtat e parë.

Nga kjo anë fajësimi i gjeneralizuar hap mundësi që të kursehet kohë. Kushdo që akuzohet, asambleja ja ka thënë!

Prototipi abstrakt i hajdutit i qepet si kostum që i shkon kujtdo!

Ka disa teknika për të unifikuar elitat politike. Korrupsioni, gjakmarrja, lufta e klasave, ideologjia, por është edhe fajësimi universal.

Binduni se kushdo mund të jetë konkretizim i modelit universal të të korruptuarit. Është integrim mes fajësimit!

Ngado shihja fytyra mes pranimit të fajit dhe përpjekjes për t’u hequr i pafajshëm nga një fajësim që qarkullonte pa emër në tavan. Jepte si një ngjyrë dinamike mes të verdhës dhe të kuqes nëpër faqe.

Hera e parë, e shihja këtë ylber në një sallë politike jo aq shume te burrat, sesa në rimele grash. Më erdhi keq për këtë.

 

Etiketa: analizaAsambleaFugaPS

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
Sula: U kërkoj ndjesë qytetarëve që kam mbështetur Bashën

Sula: U kërkoj ndjesë qytetarëve që kam mbështetur Bashën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për...

Lexo më shumë
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com