GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Fajin e ka Franca”, belgët kërkojnë të riluhet ndeshja me Italinë

12:23 - 05/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fajin e ka Franca”, belgët kërkojnë të riluhet ndeshja me Italinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tifozët belgë e kanë marrë me sportivitet humbjen ndaj Italisë. Kombëtarja e Roberto Mancinit fitoi 2-1 ndaj “Djajve të Kuq” në çerekfinalen e Euro 2020, duke arritur një sukses të merituar.

Urimet nga kampi kundërshtar nuk kanë munguar për të kaltrit. Ndërkohë, disa tifozë të Belgjikës kanë nisur një peticion për riluajtjen e ndeshjes!

Shkaku? E gjitha ironi dhe tallje ndaj veprimit të francezëve. Kampionët e botës u eliminuan në raundin e 1/8-ve nga Zvicra pas goditjeve të penalltive.

Yann Sommer priti penalltinë vendimtare të Kylian Mbappe dhe kaloi helvetët në çerekfinale. Në Francë u kapën me lëvizjen e portierit në momentin që po godiste ylli i PSG-së.

Parregullsi e cilësuan tifozët francezë veprimin e Sommer dhe mbi 270 mijë firma u mblodhën që të përsëritej ndeshja Francë-Zvicër.

Një pretendim që shkoi kot, pasi asgjë nuk ndryshoi. Tani është radha e belgëve, të cilëve nuk u mungon as humori.

“Të riluhet ndeshja Belgjikë-Itali, në mënyrë që të humbasim përsëri. U mposhtëm nga më të fortët, qëllimi është që ata (Italia) ta konfirmojnë se janë realisht skuadra më e fortë“.

Ky është “motivi absurd” i disa prej tifozëve të Belgjikës. Ata e kanë marrë këtë nismë për t’u tallur me francezët, të cilët besuan realisht në një moment që mund të përsëritej ndeshja me Zvicrën. 

Etiketa: belgjika

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
“Përtej zhurmës dhe historisë, janë veprat ato që mbeten”/  Veliaj dhe homologu hungarez  përurojnë në Budapest bustin e Skënderbeut

"Përtej zhurmës dhe historisë, janë veprat ato që mbeten"/ Veliaj dhe homologu hungarez përurojnë në Budapest bustin e Skënderbeut

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com